Te rejat e Fundit
Seminar mbi decentralizimin dhe sfidat e reformes
"Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat” ishte tema qendrore e seminarit te pare te programit te "Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike", i zhvilluar me 7 shkurt 2015 ne Tirane. I ftuar ne kete seminar ishte keshilltari i ministrit te shtetit per ceshtjet vendore, z. Enea Hoti.
Diplomohet gjenerata 2014 e shkolles
Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2014 për pjesemarrësit e programit të saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Të 20 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi.
Alumnët e shkollës organizojnë takimin e dytë vjetor
Takimi i dytë vjetor i alumnëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u organizua më 26 Dhjetor 2014. Mbi 80 ish-pjesëmarrës të këtij programi të viteve 2007 - 2014, si dhe lektorë dhe miq të tjerë të shkollës, u mblodhën së bashku në këtë fundvit për të diskutuar mbi forcimin e rrjetit të alumnëve
Nënshkruhet marrëveshja e re mbi programin e energjisë
Shtatë Shkollat e Studimeve Politike të rajonit të Ballkanit nënshkruan më 4 Dhjetor 2014 në Sarajevë një Marrëveshje të re Mirëkuptimi me GIZ dhe Forumin Baltik të Ambjentit Gjerman (BEF). Në këtë mënyrë, ky rrjet i madh organizatash zotohet për vazhdimin e mëtejshëm të ndërhyrjes për forcimin e Dialogut Publik mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në rajonin tonë.
Zhvillohet trajnimi i parë për alumnët mbi procesin e negocimit
Akademia e Studimeve Politike organizoi në datat 22-23 Nëntor 2014 në Pogradec, kursin e parë kombëtar për alumnët e saj me temë “Proçesi i negocimit për integrimin në Bashkimit Evropian”. Të ftuar në këtë trajnim ishin alumni, të cilët janë aktualisht pjesë e administratës publike, por njëkohësisht edhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore.
Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës
Thirrja për aplikime të reja për pjesëmarrësit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike- 2015" deklarohet e mbyllur. Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’iu njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim.
Pjesëmarrësit e shkollës organizojnë tryezën mbi korrupsionin
Pjesëmarrësit e shkollës organizuan tryezën e rrumbullakët me temë “Strategjia e pakësimit dhe parandalimit të korrupsionit në administratën doganore shqiptare”, më 28 Tetor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Forumi Botëror për Demokracinë në Strasburg / 3-6 Nëntor 2014
Përfaqësuesit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike do të marrim pjesë nga data 3 – 6 Nëntor 2014 në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, një eveniment madhor që organizohet nga Këshilli i Evropës çdo vit. Tema kryesore e sivjetshme e Forumit është “Nga pjesëmarrja në veprim - A mundet rinia të rijetëzojë demokracinë”.
Hapet thirrja e re per Shkollen Shqiptare te Studimeve Politike - 2015
Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen për aplikime për pjesëmarrësit e rinj të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 17 Nëntor 2014, ora 14.00, në adresën e Akademisë.
Seminar mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit
Seminari i Shkollës së Studimeve Politike mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe mjedisit, u zhvillua më 26 Shtator 2014 si pjesë e programin vjetor të shkollës. Lektori i ftuar në këtë seminar ishte z. Ismail Beka, zv.drejtor i GIZ Albania dhe një ekspert me eksperiencë në këtë sektor.


















