Misioni

Misioni i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike është rritja e njohurive dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes liderëve të rinj që vijnë nga fusha e politikës, administratës qendrore dhe vendore, biznesit, shoqërisë civile dhe medias. Falë krijimit të një gjenerate të re udhëheqësish, të hapur për dialog dhe komunikim në nivel kombëtar dhe rajonal, synohet të nxitet dhe promovohet demokracia dhe vlerat më të mira të repsektimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.