HISTORIKU
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (SHSHSP) ka nisur të funksionojë në Shqipëri që prej vitin 2007, si një program i ngritur në një kuadër më të gjerë, atë të Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës synimi madhor i të cilës është dhënia e kontributit për të forcuar kulturën demokratike në të gjithë Evropën.
Shkolla e parë e Studimeve Politike e mbështetur nga Këshilli i Evropës u krijua në Moskë në vitin 1992 për të trajnuar brezin e ardhshëm të udhëheqësve politikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë. Shkolla nuk ofron një kurs studimi akademik, por përmban një seri seminaresh dhe leksionesh/konferencash vjetore mbi tema si integrimi Evropian, demokracia, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe globalizmi. Programi vjetor përfshin aktivitete kombëtare, të cilat përmbyllen me një sesion në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg.
Deri tani janë ngritur shkolla në Rusi, Gjeorgji, Bullgari, Moldavi, Kosovë/UNMIK, “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani, Armeni, Ukrainë, Azerbaixhan, Malin e Zi, Bjellorusi, vendet e grupit të Vishegradit, Marok, Tunizi dhe së fundi edhe Kamerun.
Çdo shkollë drejtohet nga një drejtor, i cili caktohet nga bordi i shkollës për përzgjedhjen e rreth 40 kandidatëve çdo vit, përgatitjen e programeve të studimit dhe menaxhimin financiar dhe administrativ të shkollës. Shkollat e Studimeve Politike e Këshillit të Evropës janë OJF kombëtare në vendet e tyre.