Programi
KURSET
Programi realizohet gjatë një viti, nëpërmjet minimumi 3 kurseve tre-ditore ne periudhen janar-nëntor. Çdo kurs përmban leksione/prezantime,
seanca pyetje/përgjigje, punë në grupe mbi raste studimore, lojra me
stimulime, diskutime publike, etj. Lektorët e ftuar ne kurset e programit të Shkollës
përfshijnë akademikë, ekspertë, politikanë, të zgjedhur ne nivel lokal
dhe qëndror, përfaqësues të trupit diplomatik, medias, OJQ-ve dhe ish
pjesëmarrës të programit. Ata jane eksperte te nivelit kombëtar dhe
ndërkombëtar dhe jane zgjedhur me kujdes qe te japin nje ndërthurje te
mire të aspekteve teorike dhe praktike të temave të programit të
Shkollës.
Kurset organizohen jashte kryeqytetit dhe ofrojne nje
game te gjere temash te cilat jane te alteruara cdo vit. Pervec
programit akademik kurset ofrojne edhe veprimtari shoqerore dhe
rekreative per pjesemarresit.
SEMINARET
Seminaret janë aktivitete qe zakonisht organizohen në
periudhën midis kurseve kombëtare. Qëllimi i tyre është të thellojë
debatin mbi temat që janë pjesë e kurseve dhe / ose nuk mund të mbulohen
mjaftueshem, si edhe edhe për të ruajtur frekuencën e takimeve.
Seminaret mund të organizohen në formë të trajnimeve dhe seminareve, me
qëllim për të krijuar aftësi të veçanta tek pjesemarresit.
FORUMI BOTEROR I DEMOKRACISE
Në vitin 2006, me qëllim rritjen e
profilit/vizibilitetit të programit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet
pjesëmarrësve nga shkolla të ndryshme, seminaret përfundimtare për të
gjitha shkolla u shkrinë në një eveniment të vetëm të madh, Universiteti
i Verës për Demokraci. Ky është një takim i
përvitshëm i pjesëmarrësve të Shkollave të Studimeve Politike në
Strasbourg i organizuar nga Këshilli i Evropës. Rreth 600 lidera te
ardhshëm takohen për të ndarë, shkëmbyer dhe koordinuar ide, aktivitete
dhe debatojnë mbi tematika të ndryshme. Në vitin 2012, ky organizim u transformua në Forumin Botëror të Demokracisë, ku përveç pjesëmarrësve të shkollave, takohen së bashku në Strasburg aktivistë të njohur të shoqërisë civile, akademikë dhe drejtues politikë.
TAKIMET & VIZITA STUDIMORE
TAKIMET & VIZITA STUDIMORE
Takimet me zyrtarët e lartë shteterore dhe vizitat studimore, janë pjesë
e seminareve dhe kane si qëllim te njohin të pranishmit me organizimin
dhe funksionimin e institucioneve politike dhe të qeverisë nëpërmjet
kontaktit të drejtpërdrejtë.
POLITIKA PUBLIKE
Analizat apo iniciativat publike të pjesëmarrësve synojnë të japin kontribut në hartimin dhe zbatimin e politikave publike si edhe te nxisin pjesëmarrjen e qytetarëve në proçeset vendimmarrëse.