Te rejat e Fundit

Rrjeti i shkollave organizon në Berlin forumin "Në kërkim të Universalizmit të humbur"

Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike, me iniciativën e shkollës së Moskës dhe së bashku me "Robert Bosch Stiftung", organizoi forumin me temë "Në kërkim të universalizmit të humbur" në Berlin, më 28 dhe 29 tetor 2015. Forumi u mbajt në selinë e "Robert Bosch Stiftung" me bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 21 shkollave anëtare

Alumnet takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Alumnët dhe pjesëmarrësit e shkollës zhvilluan më 30 shtator 2015 një takim me kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Debati u përqendrua mbi vizionin, strategjinë dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm të kryeqytetit.

Alumnët e shkollës pjesë e reformës së sistemit të Drejtësisë

Në vijim të bashkëpunimit të nisur me komisionin e posaçëm parlamentar, alumnët janë ftuar sërish që të ofrojnë rekomandimet e tyre mbi dy dokumenta të rëndësishme të aprovuara nga ky komision, më konkretisht dokumentin “Strategjia e Reformës në Sistemin e Drejtësisë” dhe “Plani i Veprimit” për zhvillimin e kësaj strategjie.

Shkolla diskutim me kandidatin Gjergj Bojaxhi

Pjesëmarrësit dhe alumnët e “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike” zhvilluan më 11 Qershor 2015 një diskutim të hapur me kandidatin e pavarur për bashkinë e Tiranës, z. Gjergj Bojaxhi. Debati u fokusua tek vizioni dhe programi i një kandidati që është propozuar nga qytetarët dhe përbën një risi në mënyrën se si zhvillohen fushatat elektorale. Gjithashtu, pjesëmarrësit e shkollës, sollën sugjerimet dhe idetë e tyre mbi zhvillimin e ardhshëm të Tiranës.

Zhvillohet kursi i trete i shkolles - Shqiperia dhe integrimi evropian

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 29-31 Maj 2015. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të mirenjohur

Komisioni i reformës së Drejtësisë mirëpret rekomandimet e shkollës

Alumnët dhe pjesëmarrësit e "Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike" zhvilluan më 12 Maj 2015, pranë kryesisë së Kuvendit, një takim me kryetarin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për reformën në sistemin e drejtësisë”, z. Fatmir Xhafaj. Qëllimi i këtij takimi ishte transmetimi i ideve dhe sugjerimeve të pjesëmarrësve

Kursi i dyte i shkolles mbi "Lidershipin dhe angazhimin publik"

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 17-19 Prill 2015 në Gjirokastër. Tematikat e këtij kursi “Lidershipi dhe angazhimi politik”, u trajtuan nga ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët sollën eksperiencat më bashkëkohore në këto fusha.

Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2015

Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 30-31 Mars 2015 në Budva. Ky event shërbeu për të diskutuar mbi tendencat e demokracisë joliberale dhe erozionit të të drejtave dhe lirive të njeriut

Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi partite politike dhe zgjedhjet

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 19-22 Shkurt 2015. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

Rrjeti Alumni i shkollës solidaritet për zonat e përmbytura

Rrjeti i alumnëve të shkollës iu bashkua thirrjes për solidaritet ndaj zonave të përmbytura në Jug të vendit. Në vijim të inisiativës të ndërmarrë nga vetë antarët e këtij rrjeti, Akademia e Studimeve Politike u angazhua për të shtrirë më tej këtë kërkesë për kontribute dhe për të kooordinuar dorëzimin e ndihmave.