Te rejat e Fundit

Pjesëmarrësit e shkollës nxisin diskutimin mbi punësimin e PAK

Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike organizuan sot në Qendrën e Informimit të BE-së një takim të hapur në lidhje me “Fuqizimin e politikave të punësimit për personat me aftësi të kufizuara”, në përputhje me standardet evropiane dhe politikat kombëtare.

Diplomohet gjenerata e shkolles politike 2013-2014

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike(ASPS) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2013-2014 për pjesëmarrësit e programit të saj. Të 22 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi.

Pjesemarresit e shkolles organizojne tryezen mbi Drejtesine

Tryeza e rrumbullakët “Efiçenca e sistemit gjyqësor në lidhje me gjykimin brenda afateve të arsyeshme”, u organizua në 12 Qershor 2014, në ambjentet e qendrës së informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ky event është pjesë e inisiativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike si pjesë e detyrave të programit vjetor.

Zhvillohet seminari “Shqipëria përballë Gjykatës së Strasburgut”

Seminari i tretë i ASPS me temë “Drejtësia evropiane - Shqipëria përballë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut” u zhvillua në 17 Maj 2014 në Tiranë. I ftuar në këtë aktivitet ishte z. Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht lektor i të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut pranë Universitetit të Tiranës.

Një shkollë e re politike hap dyert në Turqi

Më 3 prill 2014, përgjatë takimit vjetor të drejtorëve të shkollave politike, Këshilli i Evropës dhe z. Osman Kavalla , drejtor i “Anadolu Kultur” me qendër në Stamboll , nënshkruan një Marrëveshje Partneriteti. Falë kësaj marrëveshjeje ngrihet zyrtarisht “Shkolla Evropiane e Politikës” në Turqi, e cila bëhet në këtë mënyrë anëtarja e 20-të e rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës .

Mbahet kursi i tretë me temë “Shqipëria dhe integrimi evropian” – Durrës, Maj 2014

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 2-4 Maj 2014. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua në disa këndvështrime nga lektorë dhe ekspertë të njohur si zv.ministri i Integrimit z. Gentian Elezi; z. Adrian Civici, president i UET; z. Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA dhe diplomati evropian dhe profesori i disa katedrave të mirënjohura z. Hubert Petit.

Zhvillohet kursi i dyte kombetar mbi lidershipin - Gjirokaster

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në datat 11-13 Prill 2014 në Gjirokastër. Tematikat e këtij kursi “Lidershipi dhe komunikimi politik”, u trajtuan nga ekspertë vendas dhe të huaj, të cilët sollën eksperiencat më bashkëkohore në këto fusha.

Takimi i drejtorëve të shkollave, zhvillim i mëtejshëm i rrjetit të shkollave

Takimi vjetor i drejtorëve të 19 shkollave politike të Këshillit të Evropës u zhvillua këtë vit në Venecia në datat 3 dhe 4 prill. Mbledhja u organizua në zyrën e Këshillit të Evropës pranë qytetit të njohur Italian, i cili është gjithashtu edhe qendra e Komisionit të Venecias, një tjetër strukture të rëndësishme të Këshilli të Evropës.

Thirrje per iniciativa - Forumi Boteror i Demokracise 2014

Edicioni i tretë i Forumit Botëror për Demokraci , që mbahet më 3-5 Nëntor 2014 në Strasburg, do të trajtojë sfidën e ri-ndërtimit të besimit të të rinjve tek demokracia dhe institucionet, duke dashur t’i japë një nxitje të mëtejshme të përfshirjes së të rinjve në proceset vendim-marrëse.

Trajnim mbi shkrimin akademik

Programi i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike përfshin edhe trajnime specifike mbi shkrimin akademik dhe esetë që prezantohen në paralel me procesin e shkrimit të eseve. Më 28 Mars 2014 u organizuan në Tiranë sesioni i parë i trajnimit per esenë nën drejtimin e koordinatorit të përgjithshëm për ushtrimin e shkrimit të eseve, z Bernard Zeneli.