ORGANIZIMI

METODAT E MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNËT
Një shumëllojshmëri metodash të mësmidhënies dhe të të nxënët do të përdoren për të realizuar qëllimin e programit. Sesionet e trajnimit do të ndërthurin fjalën e lektorëve me atë të pjesëmarrësve, do të ruhet një raport ndërmjet orëve teorike dhe praktike. Parashikohet të përdoren ligjërata, diskutimi, debati, puna në grup, studimi i rastit, loja me role, prezantimet, projektet, aktikujt studimorë, esetë, recensionet kritike, raportet.
 
SHPENZIMET
Kandidatët e përzgjedhur si pjesëmarrës të shkollës duhet të paguajnë një shumë të vetme regjistrimi prej 200 EUR pas pranimit në këtë program. Ju lutem, kini parasysh se aplikimi në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike është pa pagesë, dhe pagesa e mësipërme do të bëhet vetëm në rast të pranimit të kandidatit.

LEKTORËT
Grupi i lektorëve përbëhet nga akademikë dhe politikanë vendas dhe të huaj të cilët do të kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet, analizat e tyre në formimin e brezit të politikanëve të rinj. Në këtë ekip përfshihen parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë të niveleve të larta, studiues dhe gazetarë. Secila seancë drejtohet nga një ekip lektorësh.

PROFILI I PJESËMARRËSVE
Politikanë, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e  këshillave të Bashkive, komunave, përfqaësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media,  organizatat joqeveritare. Mosha e pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.

Në përfundim të programit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.