Te rejat e Fundit

Starton ne Berlin programi i alumneve te shkollave

Startoi udhëtimin në Berlin, më 2-4 Maj 2016, inisiativa më e re e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës, programi i “Tryezave Qytetare”. Programi bazohet në eksperiencën e seminareve ndërkombëtare të alumnëve të Shkollave të Studimeve Politike dhe mbi bindjen se sfidat kombëtare, si dhe përgjigjet ndaj këtyre sfidave, kanë shkaqe dhe pasoja që i kapërcejnë kufijtë

Diskutim me drejtoreshën e Këshillit të Evropës

Me rastin e vizitës në Tiranë, znj. Claudia Luciani, drejtoreshë e Qeverisjes Demokratike pranë Këshillit të Evropës, zhvilloi një takim me alumnit dhe pjesëmarrësit e Shkollës. Debati u fokusua mbi temën "Mbrojtja e demokracisë edhe nën kërcënimet e reja të sigurisë", si një nga debatet më të rëndësishme të momentit për të ardhmen e Evropës

Zhvillohet kursi i dytë i shkollës mbi lidershipin dhe angazhimin publik

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe angazhimi publik”, u zhvillua në datat 22-24 Prill 2016 në Gjirokastër. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët e fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre

Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi partite politike dhe zgjedhjet

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Organizimi politik dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 19-21 Shkurt 2016. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

Reforma e Drejtësisë në fokusin e Shkollës

Seminari i parë i Shkollës së Studimeve Politike të vitit akademik 2016 u zhvillua më 5 shkurt, në Tiranë, me temë “Reforma në Drejtësi – Sfidat dhe hapat e mëtejshëm”. Z. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, prezantoi vizionin dhe sfidat me të cilat përballet ky proces i rëndësishëm si dhe hapat e mëtejshëm drejt zbatimit të ndryshimeve kushtetuese

Diplomohet gjenerata e nëntë e Shkollës

Akademia e Studimeve Politike (ASP) shpërndau sot në një ceremoni zyrtare certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2015 për pjesemarrësit e programit të saj "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf së bashku me drejtuesin në detyrë të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Olsi Dekovi, vlerësuan përgatitjen dhe angazhimin përgjatë një viti akademik të 24 pjesëmarrësve. Ceremonia ishte pjesë e takimit vjetor të rrjetit alumni të Shkollës.

Prezantohet kerkimi mbi Investime e Huaja Direkte ne Shqiperi

Punimi kërkimor mbi "Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri", i organizuar në kuadër të iniciativave publike të pjesëmarrësve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike të gjeneratës 2015, u prezantua sot në një event në hotel Rogner. Përfaqësues nga grupet e interesit, bota e biznesit, akademikë si dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë, vlerësuan këtë qasje analitike ndaj problematikës si dhe rekomandimet përkatëse.

Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës

Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’iu njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim. Aplikantët do të njoftohen brenda dates 4 dhjetor 2014 për caktimin e datave të intervistimit.

Shkolla shqiptare pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë 2015

Forumi Botëror për Demokracinë shërbeu gjithashtu edhe si finalizimi i ciklit të vitit akademik 2015 të Shkollave të Studimeve Politike. Çertifikatat për pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare u dorëzuan në një ceremoni speciale diplomimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Z. Thorbjørn Jagland.

Pjesemarresit e shkolles prezantojne studimin mbi komunikimin e ISIS

Gjetjet e një studimi mbi strategjinë e marrëdhënieve online me publikun të ISIS në Shqipëri u prezantuan sot në Tiranë në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ky studim, i pari për sa i përket propagandës që përdor kjo strukturë terroriste për të rekrutuar ndjekës dhe luftëtarë të saj në trojet e banuara nga shqiptarë, u përgatit në kuadër të inisiativave publike të pjesëmarrësve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”