Te rejat e Fundit
Njoftim për aplikantët e rinj të Shkollës
Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre, dëshirojmë t’i njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet në ditët në vazhdim. Aplikantët do të njoftohen brenda dates 6 dhjetor 2016 për caktimin e datave të intervistimit në javën e ardhshme.
Alumnët diskutim me drejtuesen e parlamentit zviceran
Njohja e modelit unik zviceran të demokracisë së drejtpërdrejtë ishte tema kryesore e diskutimit të alumnëve të Shkollës me znj. Christa Markwalder, kreun e Parlamentit të Zvicrës, të zhvilluar në ambientet e Qendrës për Hapjen dhe Dialog
Shkolla shqiptare pjesë e Forumit Botëror për Demokracinë 2016
Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike morrën pjesë nga 6-10 nëntor 2016 në Forumin e pestë Botëror për Demokracinë, i organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg. Ky event mblodhi së bashku rreth 2000 persona pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike nën temën kryesore "Edukimi si përballje e sfidave të reja të demokracisë". Forumi u përshëndet nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës z. Thorbjorn Jagland si dhe kryeministrja norvegjeze znj. Erna Solberg dhe ministrja franceze e Arsimit, znj. Najat Vallaud-Belkacem.
Hapet thirrja për aplikime në Shkollën e Studimeve Politike 2017
Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen për aplikime për pjesëmarrësit e rinj të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 14 Nëntor 2016, ora 16.00, në adresën e Akademisë.
Diskutim me politikanin e njohur Andreas Gross
Një grup i pjesëmarrësve të vitit 2016 të Shkollës si dhe alumnëve të saj, zhvilluan dje një bashkëbisedim me një prej emrave më të njohur të politikës zvicerane, njëkohësisht mbështetësin e pavarësisë së Kosovës, z. Andreas Gross. Diskutimi i hapur mbi sfidat e demokracisë sot në Evropë dhe aktivizimin e qytetarëve në vendimmarrje ngjallën interesin e duhur të pjesëmarrësve
Mbështetje për kërkimet e alumnëve të Shkollës mbi politikat në nivel vendor
Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), po zbatojnë një cikël aktivitetesh kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mëtejshëm të angazhimit qytetar dhe profesional të antarëve të rrjetit të alumnëve, të cilët veprojnë si promotorë të ndryshimit dhe të zbatimit të reformave të rëndësishme integruese në vend.
Kreu i Komisionit të Venecias vlerësim për Shkollat për krijimin e kulturës demokratike
Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 15-16 qershor 2016 në Strasburg. Ky event u organizua njëkohësisht me tryezën e dytë të programit të “Tryezave Qytetare”, i cili mbledh së bashku 30 alumnë të shkollave dhe të rinj të tjerë evropianë.
Diskutim me ambasadorin zviceran mbi “Demokracia direkte ndaj asaj përfaqësuese”
A është modeli i demokracisë direkte zvicerane arsyeja e konsensusit, transparencës në vendimmarrje dhe angazhimit qytetar zviceran ? A mund të aplikohet kjo pjesëmarrje direkte mbi reformat kryesore dhe debatet e nxehta politike e sociale në Shqipëri? Këto pyetje ishin në qendër të leksionit të hapur që zhvilloi Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike me ambasadorin zviceran, z. Christoph Graf, më 3 qershor 2016
Pjesemarrësit e shkolles prezantojne kerkimin mbi administraten vendore pas reformes territoriale
Gjetjet e një punimi studimor mbi “Sfidat e riorganizimit të Administratës Vendore”, u prezantuan sot në Tiranë në një tryeze të rrumbullakët me politikëbërës, ekspertë si dhe punonjës së administratës vendore. Debati i hapur i pjesëmarrësve synoi analizimin e efiçencës së reformës administrative-territoriale në bashkitë e reja, duke trajtuar si shembull studimor bashkinë Fier.
Zhvillohet kursi i tretë i Shkolles mbi integrimin evropian
Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 13-15 Maj 2016. Tematika "Shqipëria dhe integrimi evropian" u trajtua nga lektorë dhe ekspertë të mirënjohur si kryetarja e komisionit parlamentar të Integrimit, znj. Majlinda Bregu, ekspertët Gentian Elezi dhe Adrian Civici, si dhe lektori i Universitetit të Strazburgut z. Alexis Vahlas.


















