Te rejat e Fundit

Kursi i parë i shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike u zhvillua në Pogradec nga data 9-11 mars 2018. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

Kremtohet 10-vjetori i themelimit të Shkollës së Studimeve Politike

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike kremtoi sot 10 vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni të zhvilluar në hotel Plaza në Tiranë. Personalitete të rëndësishme si Presidenti i Republikes z. Ilir Meta; zv.kryeministrja znj. Senida Mesi; kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Claus Neukirch; ambasadori zviceran në Tiranë, Z. Christoph Graf, si dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm ndër vite, vlerësuan rolin Shkollës së ngritur nga Këshilli i Evropës me mbështetjen zvicerane, për edukimin e udhëheqësve të rinj.

Rinis mbështetja për kërkimet e alumnëve të Shkollës mbi politikat në nivel vendor

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), po zbatojnë fazën e dytë të mbështetjes për punime kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor. Ky program synon zhvillimin e mëtejshëm të angazhimit qytetar dhe profesional të antarëve të rrjetit të alumnëve.

Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2017

Takimi vjetor i drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 1-2 qershor 2017 në Ljubjanë, Slloveni më qëllim koordinimin më të mirë mes shkollave si dhe zhvillimin strategjik të këtij rrjeti të rëndësishëm dhe unikal të edukimit elitar dhe forcimit të demokracisë në vendet në tranzicion.

Integrimi evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Durrës nga datat 5-7 Maj 2017. Tematika "Shqipëria dhe rruga e saj drejt integrimit evropian" u trajtua nga lektorë dhe ekspertë të mirënjohur vendas dhe te huaj.

Zhvillohet kursi i dytë i shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin politik

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 7-9 Prill 2017 në Gjirokastër. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre.

Debatohet në Tiranë mbi eksperiencat antikorrupsion në Ballkan dhe vendet e Vishegradit

Takimi i Tiranës nën nismën "Forumi antikorrupsion i Ballkanit Perëndimor" u mbajt më 17 mars 2017 në ambjentet e Innovation Hub Tirana. Mbi 40 politikanë të rinj, individë të zgjedhur dhe përfaqësues nga administrata publike dhe lokale, biznesit dhe medias, diskutuan rreth strategjisë antikorrupsion dhe ndikimin e korrupsionit në rritjen ekonomike në Shqipëri dhe në rajon.

Zhvillohet kursi i parë i shkollës mbi fushatat elektorale

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike u zhvillua në Pogradec nga data 10-12 mars 2017. Ekspertët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika vendase dhe ajo botërore.

Prezantohen punimet kërkimore të alumnëve të Shkollës

Pesë punime kërkimore me fokus monitorimin e politikave në nivel vendor u prezantuan sot në një konferencë, e cila mblodhi së bashku vendimmarrës, politikëbërësve dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Diskutimi i gjetjeve të këtyre punimeve me aktorët kryesorë synoi replikimin e shembujve pozitivë në njësi të tjera vendore si dhe përmirësimin e praktikave të hasura

Diplomohet gjenerata e dhjetë e shkollës politike

Ceremonia e diplomimit të gjenetës së dhjetë të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike u zhvillua në Shkodër më 17 dhjetor 2016. Një grup prej 26 udhëheqësish të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë përfunduan me sukses ciklin njëvjecar të studimit dhe iu bashkangjitën rrjetit të alumnëve të Shkollës.