Te rejat e Fundit

Diskutim mbi integrimin me analistin e njohur Radu Magdin

Alumnet dhe pjesemarres te Shkolles se Studimeve Politike zhvilluan sot nje diskutim me teme "Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: Politika e zgjerimit në udhëkryq", prane Qendres per Hapje dhe Dialog COD.

Presidenti i Shoqatës së Shkollave Politike viziton Shqipërinë

Presidenti i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës Z. Nils Muižnieks zhvilloi një vizitë në Shqipëri nga 16-18 maj 2019 me ftesë të Akademisë së Studimeve Politike. Z. Muižnieks ishte një nga folësit e ftuar në kursin e tretë kombëtar të programit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, mbajtur në Durrës.

Integrimi Evropian në fokusin e kursit të tretë të Shkollës

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm mbi hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bleart" Durrës, në datat 17-19 maj 2019, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj. Z. Nils Muiznieks, President i Shoqatës së Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës zhvilloi një diskutim mbi populizmin në Evropë, si një rrezik ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Kursi i dytë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 5-7 prill 2019 në Vlorë. Moduli i parë i kursit u zhvillua në formën e një trajnimi intensiv mbi lidershipin e fokusuar tek karakteri. Kurrikula e zhvilluar nga McCain Institute, pranë Universitetit të Arizona në SHBA, u trajtua nga ekspertja znj. Edlira Gjoni.

Kursi i parë i Shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë "Mesazhet politike në fushatat elektorale dhe sistemet zgjedhore" u zhvillua nga data 15-17 mars 2019 në Voskopojë. Konsulenti politik z. Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencë në fushatat politike amerikane, trajtoi temën e "Komunikimit politik dhe organizimin e fushatave".

Diplomohet gjenerata e dymbëdhjetë e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Rreth 20 udhëheqës të rinj politikë, aktivistëve civilë dhe nëpunësve publikë, u diplomuan sot nga "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, zv.kryeministrja znj. Senida Mesi dhe ambasadori Zviceran në Tiranë, z. Adrian Maître, shpërndarë certifikatat dhe përgëzuan pjesëmarrësit për këtë moment të rëndësishëm.

Finalizohet faza e dytë e mbështetjes së kërkimeve mbi politikat në nivel vendor

Akademia e Studimeve Politike (ASP) në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), mbyllën fazën e dytë të mbështetjes për punime kërkimore dhe advokuese me synim përmirësimin e politikave në nivel vendor.

Kursi i tretë i Shkollës me fokus integrimin evropian

Integrimi evropian dhe vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave ishte fokusi i kursit të tretë të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në hotel “Bologna”, në Vlorë në datat 8-10 qershor 2018, me prezencën e lektorëve të përzgjedhur vendas dhe të huaj.

Drejtorët e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botëror për Demokraci 2018

Takimi vjetor i pranverës i drejtorëve të 21 Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës u zhvillua më 24-25 maj 2018 në Strazburg. Temat e diskutuara përfshinë shkëmbimin e praktikave dhe ekspertizës më të mirë ndërmjet shkollave; vlerwsimin e kurrikulës së tyre dhe si të krijohen sinergji të mëtejshme me programet e tjera të Këshillit të Evropës.

Zhvillohet kursi i dytë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin politik

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike me temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua në datat 18-20 Maj 2018 në Durrës. Nëpërmjet ekspertizës më të mirë të sjellë nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të fushës si dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit e programit patën mundësinë që të thellojnë njohuritë dhe trajnohen mbi aspekte të rëndësishme të karrierës së tyre.