Te rejat e Fundit

Zhvillohet kursi i tretë i Shkollës mbi integrimin evropian

Perpektiva e Integrimit Evropian ishte në fokusin kryesor të kursit të tretë kombëtar të Shkollës së Studimeve Politike. Trajnimi u zhvillua në Tiranë në datat 13-14 nëntor, në formatin hibrid, për të ofruar mundësinë e diskutimeve me lektorë të përzgjedhur vendas dhe të huaj.

Njoftim për shtyrjen e aplikimeve për vitin akademik 2021

Dëshirojmë t'ju bëjmë me dije se thirrja për aplikime të reja për vitin akademik 2021 të programit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike nuk do të hapet ashtu si zakonisht në muaijn tetor.

Kursi i dytë i Shkollës mbi sistemet dhe fushatat zgjedhore

Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua në datat 25-26 shtator 2020 në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë. Tematika e kursit, e lidhur me reformën aktuale zgjedhore në vend, synoi të thellojë njohuritë dhe argumentat e pjesëmarrësve.

Shkollat politike dënojnë falsitetin e zgjedhjeve dhe dhunën e përgjakshme në Bjellorusi

Shoqata e Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës (ASPS) shprehu sot zemërimin për zgjedhjet e rreme të së dielës së kaluar dhe shtypjen e egër të protestave në Bjellorusi. Përdorimi i dhunës nga regjimi autoritar i vendit kundër qytetarëve të tij dëshmon përçmimin e tij për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi lidershipin dhe përfaqësimin

Nën protokollin e verdhë të masave anti-COVID, por me shumë energji dhe dëshirë për të mësuar, u zhvillua pas një periudhe pauze kursi i parë kombëtar i programit të Shkollës së Studimeve Politike 2020. Temë “Lidershipi dhe përfaqësimi politik”, u zhvillua me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj në datat 10-11 korrik 2020, në hotel Rogner në Tiranë

Publikohet analiza e alumnëve mbi shtetin e së drejtës në gjendjen e emergjencë COVID-19

Ky dokument analizues mbi ndryshimet ligjore dhe aktet normative që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit nën situatën e emergjencës si pasojë e COVID-19, u prodhua si pjesë e kontributit profesional të alumnëve të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.

Diskutimi i alumnëve: Sfida dhe mundësi për edukimin online në situatën e COVID-19

Akademia e Studimeve Politike organizoi ditët e fundit një diskutim online me një grup alumnësh mbi sfidat me të cilat përballet aktualisht arsimi në kushtet e izolimit nga COVID-19. Si bazë për këtë debat shërbeu një punim kërkimor i përgatitur në tetor 2019, si pjesë e iniciativave publike të pjesëmarrësve të ASP.

Diplomohet gjenerata e trembëdhjetë e Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike

Rreth 27 udhëheqës të rinj u diplomuan sot pas përfundimit të ciklit akademik pranë "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kjo është gjenerata e trembëdhjetë e pjesëmarrësve të programit, që mbledh së bashku përfaqësues të forcave politike, të zgjedhurve vendorë, nëpunësve publikë dhe aktivistëve civilë, me qëllim ndërtimin e një komuniteti të udhëheqësve demokratikë.

Njoftim për aplikantët e vitit akademik të Shkollës 2020

Duke falenderuar kandidatët e shumtë që kanë dorëzuar aplikimin e tyre për programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2020", dëshirojmë t’i njoftojmë se procesi i seleksionimit për fazën e intervistimit do të kryhet (edhe për vetë situatën e krijuar nga tërmeti) në muajin dhjetor. Aplikantët do të njoftohen brenda datës 16 dhjetor 2019 për përzgjedhjen e parë dhe caktimin e datave të intervistimit në ditët e ardhshme.

Shkolla pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2019, i cili zhvillohet nga dat 6-8 nëntor në Strazburg, Francë. Ky event mbledh së bashku rreth 1500 persona - pjesëmarrës të 21 Shkollave të Studimeve Politike, udhëheqës politikë, aktivistë nga shoqëria civile, përfaqësues të medias dhe të rinj - nën temën kryesore "A rrezikohet demokracia ne epoken e informacionit"