Te rejat e Fundit
Ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2012
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u dorëzoi sot diplomat 33 pjesëmarrësve të programit të vitit akademik 2012. Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm Presidenti SH.T.Z. Bujar Nishani, Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Znj. Gabriella Battaini-Dragoni dhe Zv. Ambasadori i Zvicrës, Z. John Ruhoff, u vlerësua suksesi i këtij programi dhe u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj shkolle.
Aplikime për Shkollën Politike - Viti 2013
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t?ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2013. Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, me bashkëfinancim nga Kooperacioni Zviceran, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.
Kursi i katërt kombëtar "Shqipëria dhe trendet e Integrimit Evropian" - Pogradec 2012
Për vetë rëndësinë që përbën integrimi evropian për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit, studimi i këtij procesi zë një vend të rëndësishëm në kurrikulën e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Nën këtë këndvështrim u organizua në Pogradec, më 22-24 qershor, kursi i katërt kombëtar i programit të trajnimit të lidershipit
Kursi i tretë kombëtar
Më 25-26 maj u zhvillua në Sarandë kursi i tretë kombëtar i SHSHSP me tematikë "Politikat, qeverisja dhe modelet e zhvillimit për një demokraci të qëndrueshme". Qëllimi i këtij kursi ishte të krijohej një debat përmes së cilës pjesëmarrësit do të mund analizonin lidhjen midis modeleve të qeverisjes së mirë të aplikuara në politikat e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë, në kontekstin e ekonomive të ndërvarura dhe globalizimit.
Pjesëmarrësit e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike diskutojnë me anëtarët e Parlamentit Europian mbi perspektivën europiane të Shqipërisë
Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore zhvilloi sot një debat me pjesëmarrësit e programit të "Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike". Eurodeputetët Eduard KUKAN (Kryetar i Delegacionit), Victor BOSTINARU (Zv/Kryetar) dhe anëtarët Tanja FAJON, Stanimir ILCHEV, Michail TREMOPOULOS, diskutuan me pjesëmarrësit e shkollës mbi sfidat e Bashkimit Evropian dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë, në një moment mjaft të rëndësishëm për hapat e mëtejshëm të vendit në këtë rrugë.
Ceremonia e Diplomave
E Enjte, 20 Tetor 2011 - Gjatë një ceremonie diplomimi sot Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (ASPS) shpërndau diploma për një grup të ri studentësh. Të gjithë 23 studentët u diplomuan pas përfundimit me sukses të një periudhe një vjeçare studimi. Në praninë e Presidentit të Republkës, Z. Bamir Topi, Ambasadores Zvicerane, Zj. Yvana Enzler, dhe Kreut të Këshillit të Europës në Shqipëri, Z. Marco Leidekker, stafi i ASPS dha diplomat, përgëzoi të sapo-diplomuarit dhe bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes ndaj shkollës.
Thirrje për aplikime 2011-2012
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t?ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2011-2012.
Kursi i Pestë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Durrës 2011
Kursi u mbajt në Durrës, nga 16-19 Qershor 2011. U fokusua në gjendjen funksionale dhe marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në demokraci. Dimensioni i parë kishte lidhje me demokracinë lokale dhe institucionet në Shqipëri, dhe dimensioni tjetër në çështjet dhe institucionet rajonale dhe ndërkombëtare.
Kursi i Katërt i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Pogradec 2011
Kriza e lidershipit politik, konkurrenca në nivel global, tregjet dhe përfitimet në tkurrje, cinizmi dhe mosbesimi në rritje janë disa nga aspektet që shfaqen në kohët e vështira që po kalon bota sot, të cilat kanë nevojë për një lidership të jashtëzakondshëm. Kjo ishte shkëndija që çoi drejt ideimit dhe zhvillimit të seminarit të katërt të SHSHSP, me qëllim zhvillimin e kuptimit dhe aplikimit praktik të një lidershipi krijues, zhvillues përkundrejt aftësive menduese dhe një përqasje produktive për të ardhmen. Seminari u zhvillua në hotel Millenium - Pogradec, në datat 10-12 Qershor.
Kursi i Tretë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Vlorë 2011
Kursi i tretë u zhvillua në Hotel International në Vlorë, nga 14-17 Prill 2011. Në fokus të këtij kursi ishte mirëqeverisja, globalizimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm drejt demokracisë.










