Fokus grup me aktorët qytetarë mbi standardet e zgjedhjeve të 11 majit

E Merkure, 18 Qershor 2025

18.06.2025 - Gjetjet e zbatimit të standarteve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit nga Instituti i Studimeve Politike dhe Akademia e Studimeve Politike u diskutuan sot me një fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, gazetarë dhe studentë aktivë. Diskutimi u fokusua në raportet e hartuara nga ekspertët e dy organizatave gjatë dy viteve të fundit të punimeve të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, në aspekte të standarteve zgjedhore:

  • Sistemi zgjedhor – Vota preferenciale dhe listat e mbyllura
  • Fushata elektorale dhe përdorimi i burime shtetërore
  • Funksionimi i votës së diasporës
  • Administrimi i zgjedhjeve
Pjesëmarrësit sollën eksperiencat e tyre gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve si dhe opinionet e tyre për çështjet kryesore të identifikuara si problematike dhe me ndikim në përfaqësimin politik. Propozimet dhe opinionet e shprehura në takim do të bëhen pjesë e një dokumenti rekomandues që do të dorëzohet pranë Kuvendit të Shqipërisë si dhe përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve ligjore të partive politike kryesore pjesë e reformave zgjedhore, në vijim të angazhimit të deritanishëm për rritjen e transparencës dhe angazhimit të publikut në këtë reformë të rëndësishme. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Partneritete të Forta për Reforma të Qëndrueshme - Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, mbështetur nga ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta përmes programit MATRA.   Klikoni për rekomandimet e fokus grupit Raportin mbi zbatimin e votës së diasporës