Kursi i Pestë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Durrës 2011
E Merkure, 13 Korrik 2011
Kursi u mbajt në Durrës, nga 16-19 Qershor 2011. U fokusua në gjendjen funksionale dhe marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në demokraci. Dimensioni i parë kishte lidhje me demokracinë lokale dhe institucionet në Shqipëri, dhe dimensioni tjetër në çështjet dhe institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin dhe diskutonin mbi kërcënimet kryesore që demokracia po përballet sot në të gjitha nivelet dhe institucionet dhe marrëdhëniet e kompetencave në një demokraci funksionale. Qasja e kombinuar teorike dhe praktike të përdorura nga ekspertë të shquar ishte çelësi për të inkurajuar një ndërveprim efektiv dhe debat midis 23 pjesëmarrësve, të cilët kanë ndjekur kursin.








