E Merkure, 13 Korrik 2011
Dita e parë e seminarit u fokusua në profilet kryesore të lidershipit dhe tendenca në demokraci, dhe si ato ndikojnë në vendet në tranzicion në veçanti. Pjesa e dytë e ditës ndali në sfidat aktuale që lidershipi Shqiptar dhe ai Evropian janë duke përballuar nën dritën e ndryshimeve politike, ekonomike dhe ndryshimet sociale në një botë globale. Në vijim të ditës së parë, seminari u fokusua në një analizë të plotë të profileve të lidershipit. Dr.Frank Prochaska, nga Universiteti Teknik i Kolorados, përpunoi perspektiva të shumëllojta në lidershipin e ushtruar, duke u fokusuar në vlera, ndryshime kulturore, ngritjen e ekipit të punës, roli i lidershipit kreativ në botën globale, si dhe fuqia në marrëdhëniet e lidershpit. Nëpërmjet lojrave, studimeve të rasteve dhe debateve në zgjidhjen interactive të problemeve, lektori arriti të sigurojë perspektiva të ndryshme të një lidershipi demokratik, duke ndihmuar pjesëmarrësit e shkollës në kuptimin dhe orientimin e tyre drejt dizenjimit dhe transformimit të kulturës së ardhshme të lidershipit. Seminari u siguroi pjesëmarrësve të shkollës një mundësi të shkëlqyer për të mësuar dhe adaptuar aftësitë për t’u larguar nga modelet e të menduarit bazë, të krijojnë modele te reja, të shohin në mënyra të reja, të arrijnë tej perfomacës mesatare të lidershipit actual, dhe të jenë të aftë të bindin të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Seminari u vlerësua si më i miri nga pjesëmarrësit e shkollës.








