Dokument rekomandues, nga bllokimi i TikTok drejt rregullimit të tij

E Merkure, 12 Shkurt 2025
Vendimi i autoriteteve shqiptare për të bllokuar shërbimin e platformës TikTok ka ngjallur shumë paqartësi brenda dhe jashtë vendit. Nëpërmjet këtij dokumenti synohet të ofrohet një analizë e situatës dhe rekomandime konkrete për autoritetet për rregullimin e mëtejshëm të TikTok dhe platformave të tjera sociale.
Disa prej rekomandimeve kryesore janë:
- TikTok rezulton edhe në vitin 2024 platforma sociale ku haset më shumë gjuha e urrejtjes dhe përmbajtja e dhunshme në gjuhën shqipe për të rinjtë dhe jo vetëm.
- Eksperiencat e deritanishme të kufizimeve në vende të tjera nuk kanë arritur të bllokojnë plotësisht problematikat e synuara dhe kanë sjellë paradoksin e rritjes së rreziqeve të mëtejshme për shkak të bllokimit të kanaleve të bashkëpunimit me platformën dhe përdorimit të rrjeteve sociale edhe më problematike;
Ky document u mbështet mbi të dhënat e monitorimit të rrjeteve sociale nga Rrjeti i Sinjalizuesve të Besuar. Një grup prej 15 sinjalizuesish të trajnuar nga ASP mbi identifikimin e gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm dhe propagandës ekstremiste, monitorojnë prej vitit 2023 platformat sociale të Facebook, Instagram, TikTok, Youtube, me qëllim raportimin e përmbajtjes të dëmshme tek ofruesit e këtyre platformave.
Akademia e Studimeve Politike është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar kundër Urrejtjes Kibernetike (INACH) dhe pjesë e programit të Komunitetit të Partnerëve të TikTok. Prej vitit 2016 ASP ofron ekspertizën e saj për rritjen e aftësive kërkimore dhe bashkëpunimit me aktorët joshtetërore të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) dhe Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK).
Dokumenti i plotë këtu