Kursi i Tretë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike - Vlorë 2011

E Merkure, 04 Maj 2011

Kursi i tretë u zhvillua në Hotel International në Vlorë, nga 14-17 Prill 2011. Në fokus të këtij kursi ishte mirëqeverisja, globalizimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm drejt demokracisë. Moduli ishte ideuar për të bërë së pari një prezantim dhe më pas për një thellim mendimi të pjesëmarrësve të shkollës mbi shqetësime madhore në lidhje me qeverisjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në botë sot. Gjatë kursit u trajtuan nga mendimet e shkollave ekonomike bashkëkohore në debate aktuale të zhvillimit në vend nën dritën e ndryshimeve demokratike. Lektorë të shquar nga Akademia, think-tank dhe agjensitë ndërkombëtare të ekspertëve në çështjet e zhvillimit dhe të ekonomisë, u siguruan pjesëmarrësve referenca të pasura si në aspektin teorik dhe atë praktik. Një rol të rëndësishëm për të kuptuar aspektet e mirëqeverisjes dhe të implementimit të politikave publike, luajtën shembujt praktikë nga Strategjia Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim.