Diplomohet gjenerata 2023-2024 e Shkollės sė Studimeve Politike

E Merkure, 26 Qershor 2024

“Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike” mbylli me sukses vitin akademik pėr pjesėmarrėsit e gjeneratės 2023-2024. Njė grup prej 20 drejtuesish tė rinj politikė dhe qytetarė u diplomuan pas pėrfundimit tė njė cikli njėvjeēar mbi mirėqeverisjen, organizimin politik, lidershipin si dhe politikat e Bashkimit Europian.

Ceremonia e diplomimit u pėrshėndet nga Kreu i Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, Giuliu Re, dhe Kreu i Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, Ambasadori Silvio Gonzato, tė cilat pėrgėzuan tė diplomuarit dhe i inkurajuan ata qė tė transmetojnė mė tej vlerat dhe njohuritė e pėrfituara gjatė programit.

Drejtori i Akademisė sė Studimeve Politike, Erjon Tase, vlerėsoi nė fjalėn e tij kontributin qė ofrojnė pjesėmarrėsit e Shkollė, si profesionistė tė rinj tė edukuar dhe talentuar qė kanė zgjedhur tė zhvillojnė karrierėn e tyre nė Shqipėri. Angazhimi i tyre nė politikė, pushtetin vendor dhe aktivizimin qytetar, ėshtė edhe mė i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e vendit dhe ofrimit tė shembullit pozitiv pėr tė rinjtė qė mendojnė largimin.

Nė pėrshėndetjen e saj znj. Re theksoi rolin e rėndėsishėm qė luan edukimi pėr udhėheqėsit e rinj pėr nxitjen e njė demokracie tė qėndrueshme, tashmė qė demokracia ėshtė vendosur nėn kėrcėnim nga zhvillimet e fundit. “Secili prej jush ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur, nė sferėn profesionale apo qytetare, nė mbėshtetje tė transformimeve demokratike tė vendit. Zgjidhja e ēdo problemi tė demokracisė, ėshtė ofrimi i mė shumė demokracie. Kėshilli i Evropės beson tek ju si promotorė tė ndryshimit pozitiv”.

Ambasadori Gonzato, vlerėsoi programin e Shkollės si njė mundėsi pėr tė ulur sė bashku tė rinjtė me mendime dhe formime tė ndryshme, por me dėshirėn pėr tė diskutuar dhe gjetur sė bashku pėrgjigjet pėr problemet me tė cilat pėrballet sot shoqėria shqiptare. “Jam i suprizuar nga kompetencat dhe pėrgatitja e tė rinjve shqiptarė qė takoj. Kudo ndeshem me tė rinj tė mrekullueshėm, me ide dhe vullnet pėr ta pėrmirėsuar zhvillimin e vendit tuaj. Ju inkuraroj qė tė vijoni mė tej angazhimin dhe kėtė frymė bashkėpunimi, pėr tė cilėn ka nevojė sot integrimi evropian i vendit”.
Dy pėrfaqėsues tė grupit tė diplomuar, gazetarja Klodiana Lala dhe juristi Marash Logu, pėrshėndetėn nė emėr tė studentėve dhe falenderuans Shkollėn dhe ekspertėt qė u bėnė pjesė e programit akademik pėr mundėsinė e dhėnė.

Mė pas ceremonia vijoi me ndarjen e diplomave pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt i bashkohen nga ky moment rrjetit tė mbi 400 alumnėve tė Shkollės, duke vazhduar tė ofrojnė angazhimin e tyre profesional dhe qytetar nė nisma tė ndėrmarra nga Akademia e Studimeve Politike, si zbatuese e programit tė Shkollės qė prej vitit 2007.