E Hene, 18 Prill 2011
Kursi i dytë i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, u zhvillua në Hotel Belvedere në Durrës, në datat 10-13 Mars 2011. Qëllimi i këtij kursi ishte të siguronte një prezantim teorik dhe një qasje me praktikën me komunikimin politik, i cili ka një rol në rritje dhe rëndësi në shoqëritë mediatike moderne. Programi u fokusua në marrëdhënien midis partive politike, shtetit, medias dhe publikut si aktorë kryesorë në komunikimin politik. Kursi kombinoi teoritë moderne me proceset e marrëdhënieve publike dhe mediatike, me shembuj praktikë dhe simulim të situatave të jetës së përditshme. Pjesëmarrësit u trajnuan në aftësi specifike; si të mbajnë një fjalim politik, të drejtojnë një fushatë elektorale, si të merren më median dhe si t’i drejtohen publikut në një sërë rrethanash dhe situatash. Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishte komunikim jo-verbal, ku pjesëmarrësit mësuan dhe ushtruan një sërë teknikash në këtë fushë. Lektori i kursit angazhoi studentët në një mendim analitik duke zhvilluar komunikimin dhe aftësitë e tyre analitike.








