Kursi i Parë Kombëtar i SHSHSP - Pogradec
E Hene, 14 Shkurt 2011
Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike”, u zhvillua në Pogradec nga data 3-6 Shkurt 2011. Objektivat e kursit ishin ndarë në 3 përbërës kryesorë:
- Pamje gjithëpërfshirëse mbi funksionimin, rolin dhe ideologjinë kryesore të partive politike në demokraci. Ligji shqiptar dhe dispozitat kushtetuese në organizimin dhe funksionimin e partive politike në kontekstin shqipëtar.
- Vështrim krahasues i sistemeve elektoral, kronologjia e zgjedhjeve dhe shqetësimet lidhur me to që prej themelimit të shtetit shqiptar, duke u fokusuar në 20 vitet e fundit.
- Komunikimi politik. Marrëdhëniet midis partive politike, shtetit, medias dhe publikut. Informacion praktik mbi zhvillimin e komunikimit politik, fushatave zgjedhore dhe kulturës së dialogut.
Rreth 23 pjesëmarrës në mënyrë aktive mësuan dhe ndanë teori dhe eksperienca me fokus të veçantë mbi zhvillimet në Shqipëri në 20 vitet e fundit. Temat e mbuluara nga ky kurs ishin zgjedhur me kujdes dhe të vendosura në një rend logjik për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën. Në mënyrë për të siguruar një nivel të lartë prezantimi me metoda interaktive në komunikim dhe mësimdhënie, një grup i ekspertëve me përvojë u ftuan për të drejtuar pjesëmarrësit e shkollës.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i programit të kursit ishte vizita dhe diskutimi me Z.Artan Shkëmbi, Kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Përvoja e tij e vlefshme dhe diskutimi nuk dha vetëm dimensionin lokal të politikave të aplikuara, por ishte edhe një ilustrim shumë praktik i temave kryesore të diskutuara gjatë kursit.
Në mënyrë që të vendoset një lidhje mes brezave të ndryshëm të shkollës, studentë të viteve të mëparshme u ftuan të marrin pjesë dhe të moderojnë seminaret gjatë kursit.