
E Merkure, 08 Nentor 2023
Gjenerata e 17-te e Shkollës së Studimeve Politike mori pjesë në Forumin Botëror per Demokraci në Strasburg, eventi që mbledh së bashku 20 shkolla të Këshillit të Evropës dhe aktivistë të tjerë për të diskutuar, këtë vit, mbi rolin e demokracisë për sigurimin e paqes. Mbi 160 folës prezantuan mbi 39 inisiativa ndaj 1200 pjesëmarrësve nga 80 vende të botës gjatë tri ditëve të forumit me synim forcimin e democracies.
Pjesë e aktiviteteve ishte dhe vizita pranë misionit diplomatik shqiptar në Këshillin e Evropës. Diskutimi me ambasadorin Dastid Koreshi prezantoi rolin e Shqipërisë në organizatë, lobimin për anëtaresimin e Kosovës si dhe përpjekjet për daljen nga lista gri e mekanizmit të Keshillit të Evropës, Moneyval.
Takimi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut me juristët shqiptarë ishte një nga eventet kryesore të vizitës. Shkolla e Tiranës dhe ajo e Prishtinës ishin së bashku në këtë bashkëbisedim me vlere për të njohur veprimtarinë e Gjykatës.
Në përfundim të këtij eventi, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së diplomave për pjesëmarrësit e Shkollave të Studimeve Politike, nën prezencën e sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Marija Pej?inovi? Buri?.
Ajo theksoi në fjalën e saj rritjen e vëmendjes së Këshillit të Evropës ndaj programit të Shkollave si pjesë e fokusit në rolin e shoqërisë civile në vendet anëtare, mbështetur më tej nga vendimet e Samitit të Këshillit të Evropës në Rejkjavik.
Në seancën përmbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci, pjesëmarrësit votuan për të shpallur si fituese të Çmimit të Inovacionit në Demokraci inisiativën Arkivi i Gjallë DDLD - Defensores de la Democracia (DDLD), një platformë në mbrojtje të gazetarëve të kërcënuar në Meksikë.