Takim ne kuadrin e Universitetit te Veres

E Merkure, 07 Korrik 2010

Afërsisht 600 udhëheqës politikë, aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë dhe drejtues biznesesh nga pothuajse 20 vende të botës u takuan në Strasburg në datat 28 qershor – 2 korrik në kuadrin e Universitetit të Verës të Këshillit të Europës pë të diskutuar zhvillimet mbi ushtrimin e pushtetit në kohë krize.

Disa prej cështjeve në diskutim gjatë ketij takimi ishin: cilat janë burimet në dispozicion të qeverisjes lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të plotësuar kërkesat e qytetarëve në ditët e sotme? Si mund të kthehet besimi i tyre i humbur? Si mund të promovohen vlera të tilla si paqja, drejtësia dhe liria në vendet jo-demokratike?

Këto cështje formuan thelbin e debatit të konferencave dhe seminareve,  të prezantuara dhe trajtuara nga ekspertë dhe përsonalitete nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika Veriore.
Unviersiteti i Verës është aktiviteti më i madh vjetor i 16 shkollave të studimeve politike të Këshillit të Europës që ka si qëllim të trajnojë brezin e ardhshëm të udhëheqësve politikë, social dhe kulturoe ne vendët në tranzicion.   Ne perfundim te universitetit te veres, pjesemarres nga secila shkolle dhane komentet dhe pershtypjet e tyre mbi temat e diskutuara gjate aktivitetit.  Z Arber Kadija përshendeti punimet e Unversitetit të Verës në emër të 37 studentëve të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike.    Qe prej kater vjetesh, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike merr pjese ne Universitetin e Veres per Demokraci.   Per me shume informacion rreth aktivitetit klikoni ketu.