
E Diele, 21 Maj 2023
Kursi i parë kombëtar i programit Shkolla e Studimeve Politike 2023 u zhvillua në Vlorë në datat 19-21 maj, nën temën "Komunikimi politik dhe fushatat zgjedhore". Moduli i parë i kursit trajtoi temen "Komunikimi politik dhe të folurit publik", me znj. Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun dhe drejtoreshë ekzekutive - Qendra për Ndikimin Publik. Dy tema të tjera si "E folura në publik" dhe "Teknikat e Debatit Publik" u prezantuan në trajnim, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për t'u njohur dhe praktikuar teknikat më bashkëkohore në këtë fushë.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen gjithashtu me komunikimin politik dhe organizimin e një fushatë zgjedhore në trajnimin me ekspertin e komunikimit dhe anëtarin e bordit drejtues të AMA, z. Gjergji Hamiti. Prezantimi i disa prej modeleve të fushatave ndërkombëtare dhe ato vendase u ofroi pjesëmarrësve mundësinë për t'u njohur dhe praktikuar teknikat më bashkëkohore në këtë fushë.
Moduli i tretë i kursit u zhvillua në formatin e një diskutimi me z.Ervis Moçka, kryetarin e Këshillit të Qarkut Vlorë, duke prezantuar eksperiencën e angazhimit politik dhe organizimit të fushatës së fundit për zgjedhjet vendore, me qëllim njohjen e modeleve më të mira të përfaqësimit politik dhe nxitjen e angazhimit politik dhe qytetar të pjesëmarrësve.