E Premte, 15 Qershor 2007
Strazburg, 14.06.2007 – Mbi 600 pjesmarrës nga Shkollat e Studimeve Politike të 15 vëndeve Evropiane do të mblidhen në Strazburg nga data 2-6 Korrik për kursin e dyte të Universitetit Veror për Demokracinë që organizohet nga Këshilli i Evropës.
Ditën e hënë në orën 9.30 Sekrertari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terry Davis do të mbajë fjalën e hapjes së Universitetit Veror me temë “Projektet për Europën”, dhe Boris Tadic do të mbajë leksionin e hapjes. Fjalime pritet të mbahen dhe nga Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg, Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare, Göran Lindblad dhe Zv Kryetari i Senatit Francez, Philippe Richert.
Sesioni 5 ditor (2-6 Korrik) përfshin një sërë seminaresh dhe konferencash tematikore të cilat do të drejtohen nga personalitete ndërkombetarë si George Soros, Kryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur; dhe Ivan Vejvoda, Drejtor Ekzekutiv i Trustit Ballkanik për Demokraci.
Lideri i opozitës Bjelloruse Alexandre Milinkevich do të marri pjesë në sesionin e mbylljes që do të zhvillohet ditën e Premte më 6 Korrik pas Kryetares së Bashkisë së Strazburgut, Fabienne Keller. Gjithashtu i pranishëm do të jetë dhe Oliver Dulic, Kryetari i Parlamentit të Serbisë. Në fund të ceremonisë do të bëhet një deklaratë përmbyllëse.
Ditën e Enjte më 5 Korrik, do të mbidhet një tavolinë e rrumbullakët për tju përgjigjur pyetjes 50 vjet mbas Traktatit të Romës: Ku është projekti Europian? Jean-Dominique Giuliani, President i Fondacionit të Robert Schuman; Daniel Tarschys, Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës; Adrian Severin, Antar i Parlamentit Europian, Zv. Kryeministrja e Ish-Republikës Jugosllave e Maqedonisë dhe ministre e ngarkuar me çështjet Europiane Gabriela Konevska-Trajkovska janë të ftuar të marrin pjesë në këtë tavolinë të rrumbullakët.
Sesioni i katërt plenar dhe konferencat tematike janë të hapura për shtypin.
Ditën e Martë më 19 Korrik, ora 11.00 (dhoma 17, kati përdhe, Palais de l’Europe) do të jepet një përmbledhje për shtyp nga Jean-Louis Laurens, Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Politike në Këshillin e Europës