
E Premte, 06 Janar 2023
Akademia e Studimeve Politike nisi zbatimin e një projekti të ri në mbështetje të zhvillimit të karrierës së të rinjve dhe dekurajimit të largimit të tyre nga Shqipëria. Duke orientuar nisjen e një karriere profesionale si dhe falë mentorimit nga alumnët e ASP, profesionistë të profileve të ndryshme në administratë, biznes dhe shoqërinë civile, synohet që të krijohet mjedisi i duhur që të rinjtë të ndërtojnë karrierën e tyre në vendlindje pas përfundimit të studimeve. Projekti zbatohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në kuadër të Thirrjes së dytë të projekteve për Rininë.
Veprimi do të mundësojë integrimin e të rinjve në tregun e punës duke adresuar të gjitha hapat e nevojshëm të këtij procesi, duke filluar nga analizimi i situatës aktuale nën këndvështrimin e të rinjve dhe të politikave përkatëse, deri në mentorimin e personalizuar të të rinjve, me kohë dhe mentorë të dedikuar për secilin prej tyre.
Aktivitetet parashikojnë hartimin e kurrikulave të trajnimit për përgatitjen e të rinjve për të hyrë në tregun e punës dhe zhvillimin e aftesive soft; zhvillimin e një cikli kursesh informimi dhe trajnimi në universiteteve publike në Shkodër, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër; dhe mentorimin e 70 studentëve të përzgjedhur nga zonat rurale apo larg metropoleve që të ndiqen nga afër për një periudhë 3-4 mujore nga alumnët e Akademisë së Studimeve Politike, për të lehtësuar përfshirjen e tyre në tregun e punës në vendlindjen e tyre.
Rezultate e projektit janë parashikuar si më poshtë:
Rezultat 1: Raporti që analizon dhe konstaton vështirësitë e integrimit të të rinjve në tregun e punës, parashikimet e politikave aktuale dhe rekomandime të bazuara në praktika të mira.
TVO 1: Raporti i hartuar
Rezultati i parë i projektit synon që të ketë një raport të hartuar të bazuar në analiza e kërkime të ekspertëve lidhur me tregun aktual të punës për të rinjtë, vështirësitë që hasin të rinjtë për tu punësuar, synimet dhe ambiciet e të rinjve në tregun e punës, parashikimet e politikave e dokumenteve të tjera për adresimin e cështjeve të lidhura me punësimin e të rinjve, praktika më të mira të vendeve të tjera në adresimin e mosintegrimit të tregut të punës nga të rinjtë.
Rezultat 2: Kurrikula të hartuara që synojnë aftësimin e të rinjve për të aksesuar tregun e punës
TVO 2: 3 (tre) kurrikula të hartuara.
Ky rezultat synon hartimin e kurrikulave të trajnimit të të rinjve për t’i përgatitur me njohuritë dhe aftësitë që i duhen për ta aksesuar me sukses tregun e punës. Kurrikulat do të reflektojnë edhe gjetjet e aktivitetit të parë lidhur me vështirësitë që të rinjtë hasin më shumë në aksesimin e tregut të punës dhe nevojave të aftësive të tregut të punës. Nëse këto vështirësi lidhen me mungesën e informacionit, përgatitjen për intervista pune, pasjen e aftësive soft, përgatitjen e dokumenteve të aplikimit, mënyrën e kërkimit të mundësive, kalimin me sukses të intervistave të punës etj.do të gjejnë reflektim në kurrikulat përkatëse..
Rezultat 3: Mbi 225 të rinj të trajnuar dhe aftësuar për të aksesuar tregun e punës.
TVO 3.1: 9 trajnime të zhvilluara fizikisht dhe në format online në universitetet publike në Shkodër, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër (trajnime paralele me 25 pjesëmarrës për cdo trajnim)
TVO 3.2: 225 të rinj të certifikuar për pjesëmarrje në trajnim.
Ky rezultat synon trajnimin e të rinjve me aftësi dhe njohuri për t’i mundësuar akses në tregun e punës, ndarjen e eksperiencave nga të rinj që e kanë kaluar me sukses këtë rrugëtim.
Rezultat 4: 70 të rinj të mentoruar nga profesionistë të profileve të ndryshme me synim përfshirjen e tyre në tregun e punës në Shqipëri.
TVO 4: Të paktën 50% e të rinjve kanë filluar intership/punë, mundësisht në vendlindjen e tyre.
Ky rezultat synon përfshirjen e të rinjve në tregun e punës nëpërmjet mentorimit, punësimit, zhvillimit të intershipeve, pjesëmarrjen në sesione trajnuese nga punëdhënës.