SHSHSP zhvillon kursin e pare per vitin 2010

E Hene, 15 Shkurt 2010

Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike  me titull "Partitë Politike" u zhvillua në Pogradec (Shqipëri) 28-31 janar 2010.

Objektivat e kursit ishin të ndarë në tri komponente kryesore:

1) Kendveshtrim gjithëpërfshirës mbi funksionimin, rolet dhe ideologjitë e partive kryesore politike në demokraci. Ligji shqiptar dhe dispozitat kushtetuese për organizimin dhe funksionimin e partive politike në kontekstin shqiptar.

2) Sistemet zgjedhore, kronologjia e zgjedhjeve dhe shqetësimet e tyre pergjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri. Çështjet që lidhen me administrimin e zgjedhjeve dhe financimin e partive politike dhe të fushatës.

3) Komunikimi politik. Marrëdhëniet midis partive politike, shtetit, mediave dhe publikut. Informata praktike, roli në komunikimin politik, fushatat zgjedhore dhe kulturën e dialogut.

Rreth 34 pjesëmarrës mësuan në mënyrë aktive te ndajne teoritë dhe përvojat me fokus të veçantë në zhvillimet në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit. Temat e mbuluara nga ky kurs u përzgjodhën me kujdes dhe u zbatuan në  mënyrë logjikë ne menyre që të plotësonin dhe mbështesnin njëri-tjetrin. Në mënyrë që të sigurohej një nivel i lartë I paraqitjes dhe metodave interaktive të komunikimit dhe të mësimit, një grup ekspertësh me përvojë u ftuan për të letruar per pjesemarresit e shkollës. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në programin e ketij kursi ishte dhe vizita dhe diskutimi me Z. Artan Shkëmbi, kryebashkiakun e Pogradecit. Përvoja e tij të vlefshme dhe që nuk ofronte vetem qasje ne aspektin komunikues  ne dimensionin lokal edhe ne politikat e aplikuara, por qe sherben edhe si  një ilustrim shumë praktik të temave kryesore të diskutuara gjatë kursit. Në mënyrë që të vendosin lidhje mes brezave të ndryshëm të shkollës, ish studente te shkollës u ftuan të marrin pjesë dhe të moderuar seminareve pergjatë kursit.