E Merkure, 07 Dhjetor 2022
Akademia e Studimeve Politike koordinoi pjesemarrjen e perfaqesuesve te Grupit te Gjelber te Kuvendit te Shqiperise ne mbledhjen e Pleniumit Parlamentar te Komunitetit te Energjise ne Vjene, ne datat 5-6 dhjetor 2022. Deputetet Arben Pellumbi, Helidon Bushati, Eduard Shalsi dhe Lefter Geshtenja iu bashkuan ligjvenesve nga vendet kontraktuese te Komunitetit per te diskutuar mbi ceshtjet e sigurimit te energjise, dekarbonizimit dhe tranzicionit te gjelber, me nje rendesi te vecante ne situaten e krijuar pas agresionit rus ne Ukraine.
Ky angazhim i shtuar i delegacionit shqiptar eshte edhe me i rendesishem ne momentin qe Shqiperia pritet te marre kryesimin e Pleniumit Parlamentar ne vitin e ardhshem. Grupi i Gjelber po asistohet nga ASP ne kuader te Fondeve te Hapura Rajonale te GIZ per Evropen Juglindore. Ky program financohet nga Qeveria Federale Gjermane dhe Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Gesellschaft GmbH (GIZ).
Lajmi zyrtar i aktivitetit mund te ndiqet ketu edhe ne faqen e Komunitetit te Energjise ne Vjene.