E Premte, 02 Tetor 2009
ShShSP organizoi ceremoninë e dorëzimit të diplomave për vitin 2009.
Në ceremoni moren pjesë z. Bamir Topi, Presidenti i Republikes së Shqipërisë, z. Helmuth Lohan, Ambasador, Shef i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, z. François Friederich, Koordinator i Përgjithshëm i Programit të Shkollave Politike në Këshillin e Evropës, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues te lartë te institucioneve shtetërore, partive politike, përfaqësues të mediave dhe të shoqërise civile.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua në mars te vitit 2007 dhe është pjesë e programit të Shkollave Politike, i mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian. Misioni i Shkollës është të forcojë një kulturë moderne politike, të bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të politikanëve të rinj dhe liderëve qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjes.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike eshte e nje niveli elitar. Në të marrin pjesë politikane, anëtarët të parlamentit, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e këshillave të bashkive, komunave, përfaqësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare.
Shkolla përmban një seri seminaresh dhe leksionesh/konferencash vjetore mbi tema si integrimi evropian, demokracia, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe globalizmi. Programi vjetor përfshin aktivitete kombëtare të cilat përmbyllen me një sesion në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg. Këtë vit u diplomuan 30 pjesëmarrës të kursit 2009.








