Universiteti i katërt i Verës për demokracinë mbyllet në Strasburg

E Enjte, 16 Korrik 2009

""Strasburg, 10.07.2009 –Rreth 600 pjesmarrës nga Univesiteti i Katërt Veror për Demokracinë, që u mbyll sot, theksuan se sfidat globale për Demokracinë duhet të përballen nëpërmjet avokatisë për shtetin ligjor dhe reflektimin për vlerat që mbizotërojnë në botën tonë.

“Qëllimi i të gjitha veprimeve publike duhet të jenë gjithnjë qëniet njerëzore. Përgjegjësia dhe besimi duhet të drejtojnë brezin e ri të liderave në nivel lokal, kombtar dhe ndërkombtar, “ thanë ata në një dekaratë finale të miratuar me unanimitet në ceremoninë e mbylljes.

Deklarata finale riafirmon angazhimin e pjesmarësve për vlerat demokratike dhe parime si shteti ligjor, mirëqeverisja, mbrojtja e të drejtave të njeriut, respekti për identitetet dhe sovranitetin, tolerancën dhe dinjitetin njerëzor.
“Këto vlera dhe parime u bënë gur themeltar për demokracitë që dolën në një Evropë pas rënies së murit të Berlinit dhe ne shpresojmë që këta Evropianë të vazhdojnë t’i mbajnë ato.” tha ai.

Gjatë javës, pjesmarrësit nga 16 vendet Evropiane dhe kontinenti Afrikan diskutuan për çështjet që lidhen me financat ndërkombtare, energjinë dhe mbrojtjen e ambjentit, korrupisonin dhe terrorizmin, krimin e organziuar dhe të  tjerat. Ata theksuan se forcimi i shtetit ligjor  është bazë për zhvillimin e mëtejshëm politik, ekonomik, social në kontinent.
Evenimenti përkujtoi gjithashtu përvjetorin e 20-të në hapjes të Perdes së hekurt dhe diskutoi nëse ndarjet janë kapërcyer në Evropë.
"Sa mure na ndajne ne përsëri, 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit  ?" pyeti Lilian Thuram, Presidenti i Fondacionit Lilian Thuram – Edukim kundër racizmit, duke folur në ceremoninë e mbylljes. "Në duhet të këmi inteligjencën të heqim qafe ndarjet kombtare dhe religjioze, dhe të kemi si burra dhe gra me dëshirën për të jetuar së bashku."

Në radhën e tij, Sekretari i Përgjithshëm Terry Davis, duke mbyllur Universitetin Veror, kujtoi pjesmarrësit se “Në demokraci, gjëja më e rëndësishme është si e trajton kundërshtarin dhe si një politikan i trajton njerëzit që kundërshtojnë.”
“Kujto se në politikë, dhe si në futboll, ju luani me topin dhe jo me njeriun,” tha.

Të tjerë folës në ceremoninë e mbylljes përfshirë Erhard Busek, ish  Zëvendës- Kancelar i Austrisë,  dhe ish-koordinator special për Paktin e Stabilitetit për Evropën Jug-lindore, Laszlo Kovacs, Komisionerin Evropian për Unionin e Taksave dhe Doganave, ish- Ministri për Punët e Jashtme të Hungarisë dhe Catherine Trautmann, anëtar i Parlamentit Evropian.
Përvjetori i Pestë i Universitetit veror për Demokracinë do të mbahet në Korrik 2010.

Dosje speciale: Shkolla e Studimeve Politike

Kontakte:

Henriette Girard, Marrëdhëniet me shtypin Tel. +33 (0) 3 88 41 21 41, Henriette.Girard@coe.int
Ulvi Akhundlu, Marrëdhëniet me shtypin Tel. +33 (0) 3 88 41 26 38, Ulvi.Akhundlu@coe.int
Drejtoria e Komunikimit e Këshillit të Evropës
Tel: +33 (0)3 88 41 25 60
Fax:+33 (0)3 88 41 39 11
pressunit@coe.int
www.coe.int