Sesioni i 4rt i Universitetit Veror për Demokracinë

E Hene, 22 Qershor 2009

Më 6 – 10 korrik 2009, organizohet nga Këshilli i Evropës me mbështetjen e Bashkimit Evropian, qeverisë Franceze dhe autoriteteve lokale të Alzasës dhe Strasburgut, sesioni i 4rt i Universitetit Veror për Demokracinë: "Sfidat globale për demokracinë".

Mbi 600 liderë politikë, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe lidera të biznesit nga 16 vendet Evropiane do të takohen në Strasburg për të diskutuar impaktin e sfidave bashkëkohore të vlerave demokratike, të të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor ashtu siç i promovon Këshilli i Evropës që nga krijimi i tij në 1949.

Universiteti i Verës është aktiviteti vjetor i 16 shkollave të studimeve politike të Këshillit të Evropës, i cili synon të trajnojë brezin e ardhshëm të liderëve politikë, ekonomikë, socialë e kulturorë të vendeve në tranzicion.

Folësit :
- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Terry Davis do të hapë Universitetin Veror të Hënën më 6 Korrik në orën 9:30 a.m. dhe Presidenti Slloven Danilo Türk pritet të mbajë fjalën e hapjes.
- Kryetari i bashkisë së Strasburgut Roland Ries, Presidenti i Asamblesë Parlamentare (PACE) Lluis Maria de Puig, Presidenti i Shoqatës Evropiane të Shkollave të Studimeve Evropiane Catherine Lalumiere dhe Michel Rocard, ish Kryeministër i Francës, janë mes folësve të parë.
- Lilian Thuram, Presidenti i Fondacionit-Edukim kundër Racizmit, do të marrë pjesë në sesionin e mbylljes të Premten në 10 korrik në të cilën një deklaratë finale duhet të miratohet.

Informacion praktik:
- Një përmbledhje informacioni për shtypin do të jepet nga Jean-Louis Laurens, Drejtori i Përgjithsëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në Këshillin e Evropës dhe Nawel Rafik-Elmrini, nën Kryetar i Bashkisë së Strasburgut, të hënën më 22 qershor në orën 5.p.m (Salla 1, kati i dytë i Pallatit të Evropës).
- Sesionet plenare dhe konferencat tematike janë të hapura për shtypin, ashtu siç nuk janë seminaret dhe takimet në GJEDNJ.
- Sesionet e hapjes dhe të mbylljes së Universitetit Veror do të transmetohen live ne web në www.coe.int

Dosje speciale: Shkolla e studimeve politike

Kontakt:
Henriette Girard,Korrespondent shtypi Tel. +33 (0) 3 88 41 21 41 , Henriette.Girard@coe.int
Ulvi Akhundlu, korrespondent shtypi Tel. +33 (0) 3 88 41 26 38, Ulvi.Akhundlu@coe.int
th Summer University for Democracy: Global challenges to democracy