E Enjte, 12 Mars 2009
Ne daten 6-8 shkurt Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike mbajti kursin e pare tre ditor ne qytetin e Pogradecit, me qellim rritjen e njohurive te pjesemarresve ne ceshtjet qe kane te bejne me organizimin e partive politike, zgjedhjeve dhe komunikimit politik. Nder te ftuarit e ketij takimi ishin Ish Presidenti i Republikes se Shqiperise, Zoti Rexhep Mejdani, Zoti Kastriot Islami, deputet i Kuvendit Popullor dhe anetar i Delegacionti Shqiptare ne PACE, Zoti Taulant Balla, deputet i Kuvendit Popullor; Zoti Alban Bala, Instituti i Marredhenieve Publike; Dr. Ermal Hasimja, lektor i shkencave politike prane Universitetit Europian te Tiranes, dhe Zoti Adri Nurellari, lektor i shkencave politike ne disa universitete Shqiptare dhe jashte, si edhe drejtor i Institutit Liberal Shqiptar. Ne kurs moren pjese 29 individe, nga 32 individe pjesemarres te shkolles
Ne driten e zgjedhjeve te aferme parlamentare te Qershorit 2009, pjesemarresit diskutuan ne menyre aktive elemente te tilla te partive politike sic jane organizimi dhe funksionimi i tyre, si edhe zgjedhjet ne Shqiperi, si edhe sistemin me te fundit te zgjedhjeve ne vend (me vlerat e veta positive apo jo), fushatat elektorale si edhe ceshtjet e komunikimit politik.
Kursi u dha mundesine pjesemarresve qe te perfshihen edhe ne dialog me politikane te perfshire drejtpersedrejti ne reformat politike. I tille ishte rasti I Zotit Kastriot Islami, nje prej eksperteve me kryesore ne reformimin e sistemit elektoral ne Shqiperi. Kursi prodhoi edhe praktika te reja ne lidhje me sesionet e pyetjeve dhe pergjigjeve, gjate te cilave dy lektore te ndryshme shprehen mendimet e tyre te ndryshme mbi te njejtat ceshtje politike. Politikanet e ftuar ndane me pjesemarresit edhe eksperiencat e tyre jetesore te karrieres se tyre.
Debati, pjesemarrje dhe puna ne grup moren nje ridimensionim tjeter gjate punes se perbashket ne procesin e studimit te rasteve konkrete mbi politiken Shqiptare. Format e vleresimit te plotesuara nga pjesemarresit ne fund te kursit e vleresuar pjesemarrjen si shume aktive dhe shume positive sa i perket mundesise per pjesemarrje aktive ne debate.
Rrjeti shoqeror i krijuar nga pjesemarresit, por edhe midis pjesemarresve dhe lektoreve, politikaneve dhe eksperteve, u tejkalua tej aktiviteteve ne klase nepermjet aktiviteteve ne vende turistike dhe ngjarjeve sociale pas mesimit, me pjesemarrjen e te gjitheve.