
E Premte, 22 Dhjetor 2023
Akademia e Studimeve Politike hap thirrjen për aplikime për vitin e ri akademik të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Për t'iu ardhur në ndihmë aplikantëve njoftojmë se do mirëpresim aplikimet të reja dhe plotësimin e mëtejshëm të dosjeve të dorëzuara tashmë deri të enjten, 25 janar 2024, ora 17:00.
Programi
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, i konceptuar si një instrument, i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët e politikës, administratës qendrore dhe vendore, biznesit dhe aktivizimit qytetar, me qëllim rritjen e ekspertizës profesionale, hartimin e politikave publike dhe nxitjen e pjesëmarrjes në proçeset e rëndësishme reformuese. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve brenda dhe jashtë kufijve.
Temat kryesore të programit përfshijnë: qeverisjen e mirë në nivel qendror dhe lokal, politikat publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, komunikimin politik, udhëheqësia dhe angazhimi civil, njohjen me politikat dhe ligjin e BE-së, si dhe integrimin e komuniteteve të nënpërfaqësuara në proceset politike / vendimmarrëse. Në përfundim të programit pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Akademia e Studimeve Politike. Programi do të ketë një kohëzgjatje nga muaji Shkurt - Dhjetor 2024.
Profili i pjesëmarrësve
Anëtarë të angazhuar të forcave politike, zyrtarë të institucioneve qendrore dhe vendore, të zgjedhurit e këshillave të Bashkive, përfaqësues nga biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e lejuar e pjesëmarrësve deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
- Kandidati preferohet të jetë në një pozicion aktiv publik dëshmuar në angazhime profesionale, çështje me interes shoqëror etj.
- Të zotërojë gjuhën angleze. Zotërimi në nivel të mirë kërkohet pasi disa module do të zhvillohen në këtë gjuhë.
- Të shprehë qartë motivimin e pjesëmarrjes në programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat e angazhimit politik apo qytetar për të zbatuar njohuritë e fituara në program.
- Të jetë i rekomanduar nga dy persona, të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit.
Dokumentacioni i pranimit:
-Formular i plotësuar i kërkesës së bashku me një fotografi me format pasaporte;
-Fotokopje të diplomës dhe kurseve të tjera formuese;
-Dy letra rekomandimi të firmosura nga rekomanduesi, secila e mbyllur në zarf;
Personat e interesuar janë të lutur të shkarkojnë formularin e kërkesës dhe të letrës së rekomandimit në linket që ndodhen në fund të këtij njoftimi. Shkolla ka një tarifë regjistrimi prej 200 Euro (vetëm për të përzgjedhurit). Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 22 janar 2024, ora 16.00.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në një zarf të mbyllur ose të dërgohet me postë pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike në adresën: Rruga "Emin Duraku", Pallati Credins, Hyrja 1, kati 7, Ap. 21, Tiranë. Për çdo pyetje të mëtejshme kontaktoni në: Tel: 04 5629047; E-mail: info@asp.al
Shkarko formatin e aplikimit dhe modelin e leter rekomandimit