Kurs trajnimi mbi lidershipin demokratik
E Merkure, 18 Qershor 2008
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike mbajti kursin e saj te katert per vitin 2008 ne hotel Butrinti, Sarande ne daten 13 -1 5 qershor 2008. Tema e ketij kursi ishte mbi “Lidershipin demokratik”. Trajnues ne kete kurs ishte Z John Jackson, nga organizata “Capacity Building International”.
Disa prej nen-ceshtjeve me te rendesishme te diskutuara prej Z Jakson ishin:
- Aspekte te kendveshtrimeve te udheheqesise tradicionale;
- Menyrat e vleresimit te elementit tei udheheqesise tek individi;
- Udheheqesia moderne – perballja me sfidat;
- Vetvleresimi i udheheqesise;
- Vizioni i nje qeverisjeje lokale: analiza e te perfshireve;
- Zhvillimi individual i planeve personale te veprimit;
- Udheheqesia modernep – Zhvillimi i praktikave;
- Praktikat kryesore dhe aftesite e udheheqesise;
- Njerezit tuaje / orientimi nga detyrat;
- Materialet mbi sfidimin e udheheqesise: ndryshimet kryesore; ekipet e fuqishme;krijimi i nje organziate qe meson; zhvillimi i drejtimit dhe strategjise;
- Zhvillimi individual i planeve te veprimit personal;
Te nje rendesie te vecante, dhe qe sollen shume diskutime, ishin edhe temat e meposhtme:
- Udheheqesia ne institucione dhe komunitet;
- Rruget e qeverisjes lokale moderne dhe qellimi i vertete i saj;
- Promovimi i qeverisjes etike;
- Planifikimi komunitar.
Kursi i 4-t ju dha mundesine pjesmarresesve te njihen me kendveshtrimet me moderne mbi lidershipin, rolin e individit, vet-vleresimin dhe kreativitetin. Kursi u dha mundesine pjesemarresve te debatojne gjallerisht per ceshtjet te ndryshme te ngritura ne lidhje me aftesite dhe qendrimet e udheheqesve dhe udheheqesise ne situate te ndryshme. Pjesemarresit ne kurs e vleresuan metodologjine dhe ceshtjet e trajtuara si shume te vlefshme dhe praktike, sa i perket kuptimit dhe ngulitjes se koncepteve dhe dijeve te reja.