E Shtune, 07 Shkurt 2015
"Decentralizimi ne Shqiperi: arritjet dhe sfidat ishte tema qendrore e seminarit te pare te programit te "Shkolles Shqiptare te Studimeve Politike", i zhvilluar me 7 shkurt 2015 ne Tirane. I ftuar ne kete seminar ishte keshilltari i ministrit te shtetit per ceshtjet vendore, z. Enea Hoti. Prezantimet dhe diskutimi me pjesemarresit e programit, u fokusuan tek sfidat me te cilat perballet tashme vendi pas hartimit te reformes territorile.
Z.Hoti ndau me pjesemarresit nje veshtrim te pergjithshem te decentralizimit (politik, administrativ dhe fiskal) dhe impaktit te ketij procesi ne qeverisjen vendore. Nje sere problematikash te shfaqura vitet e fundit si dhe levizja demografike e bene te pashmangshme nevojen e nje reforme territoriale me qellim reduktimin e numrit te njesive te qeverisjes vendore si nje parakusht per nje decentralizim te shpejte dhe te suksesshem. Ai shpjegoi se megjithe hapat pozitive te ndermarre ne kete drejtim dhe ekzistencen e nje kuadri ligjor plotesisht te krahasueshem me ate te vendeve te Bashkimit Europian, shume sfida e presin ende pushtetin vendor ne rritjen e profesionalizmit dhe mireadministrimit te territorit.