
E Premte, 26 Dhjetor 2014
Takimi i dytë vjetor i alumnëve të Shkollës
Shqiptare të Studimeve Politike u organizua më 26 Dhjetor 2014. Mbi 80 ish-pjesëmarrës të këtij programi të
viteve 2007 - 2014, si dhe lektorë dhe miq të tjerë të shkollës, u mblodhën së
bashku në këtë fundvit për të diskutuar mbi forcimin e rrjetit të alumnëve.
Disa nga pikat kryesore të diskutuara ishin analizimi i ecurisë përgjatë vitit
2014 si dhe prezantimi i inisiativave të reja për të fuqizuar më tej rrjetin
alumni. Alumnë që marrin pjesë në programet rajonale të organizuar nga ASP dhe
shkollat e tjera të rajonit, ndanë me pjesëmarrësit eksperiencat e tyre. Një moment i vecante i ceremonisë ishte dhe
pranimi në këtë familje të madhe të alumnëve i pjesëmarrësve të gjeneratës
2014, brezit që përfundoi programin nje vjecar dhe do të certifikohet se
shpejti.
Vazhdimi i aktivitetit në formën e një koktejli shërbeu si një mundësi e mirë
për alumnit e tetë gjeneratave të ndryshme për t’u njohur më mirë dhe shkëmbyer
kontaktet e tyre.








