
E Hene, 09 Shkurt 2015
Rrjeti i alumnëve të shkollës iu bashkua
thirrjes për solidaritet ndaj zonave të përmbytura në Jug të vendit. Në vijim të
inisiativës të ndërmarrë nga vetë antarët e këtij rrjeti, Akademia e Studimeve
Politike u angazhua për të shtrirë më tej këtë kërkesë për kontribute dhe për të
kooordinuar dorëzimin e ndihmave.
Vetëm në ditën e parë të mbledhjes së
kontributeve të alumnëve, u arrit që të sigurohej një shumë prej 54 mijë lekësh,
e cila në respekt të nevojave të Shtabit të Emergjencës, u vendos që të përdorej
për blerjen e 100 dëngjeve me jonxhe si ushqim për bagëtitë e zonave të përmbytura.
Ditën e dielë, më 8 shkurt, komisioni i alumnëve kreu dhe dorëzimin zyrtar të
ndihmës pranë Prefektit të Fierit dhe kreut të Shtabit të Emergjencave të këtij
qarku.
Prefekti falenderoi rrjetin alumni të
shkollës dhe shprehu kërkesën për vazhdimin e ndihmave pasi zonat e përmbytura
do të vuajnë gjatë pasojat. Mbledhja e kontributeve nga rrjeti alumni dhe
organizatat e tjera partnere do të vazhdojë edhe në ditet ne vijim. Akademia do
të sigurojë dokumentacionin dhe provat e nevojshme për transparencën dhe dërgimin
në destinacion të ndihmave.








