
E Shtune, 06 Dhjetor 2014
Shtatë Shkollat e Studimeve Politike të
rajonit të Ballkanit nënshkruan më 4 Dhjetor 2014 në Sarajevë një Marrëveshje të
re Mirëkuptimi me GIZ dhe Forumin Baltik të Ambjentit Gjerman (BEF). Në këtë mënyrë,
ky rrjet i madh organizatash zotohet për vazhdimin e mëtejshëm të ndërhyrjes për
forcimin e Dialogut Publik mbi zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë në rajonin
tonë. Drejtori i Akademisë së Studimeve
Politike, Z. Erjon Tase firmosi marrëveshjen
në një ceremoni të posaçme, të ndjekur nga personalitete politike dhe përfaqësuesit diplomatikë në Bosnjë dhe me një pasqyrim të rëndësishëm mediatik.
Programi i ndërhyrjes për vitin 2015 në
Shqipëri do të fokusohet në rritjen e rolit të organizatave të shoqërisë civile
në lobimin e legjislacionit të efiçencës së energjisë si dhe energjive të
rinovueshme. Nëpërmjet përfshirjes së shumë aktorëve dhe vendimmarrësve në këtë
proces, synohet që jo vetëm të përafrohet legjislacioni përkatës më atë
evropian, por njëherësh të krijohet edhe terreni i duhur për zbatimin e këtyre
standarteve.
Akademia e Studimeve Politike, vazhdon
prej katër vitesh të lehtësojë dialogun mes ligjvënësve dhe aktorëve kryesorë
vendimmarrës në nivel qendror dhe atë vendor mbi çështjet e energjisë.








