
E Merkure, 22 Tetor 2014
Akademia e Studimeve Politike shpall thirrjen për aplikime për pjesëmarrësit e rinj të programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike". Kandidatët janë të mirëpritur që të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të plotësuar dokumentet e nevojshme dhe dorëzuar aplikimin e tyre brenda datës 17 Nëntor 2014, ora 14.00, në adresën e Akademisë.
Programi
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të
Evropës, me bashkëfinancim nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në
Shqipëri, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët
e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe
kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe
mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave
në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes
brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.
Profili i pjesëmarrësve
Anëtarët e rinj të Parlamentit, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe
lokale, të zgjedhurit e këshillave të Bashkive, komunave, përfaqësues
nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e
pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor
të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve
etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.
Kriteret e pranimit
Kandidati që kërkon të ndjekë Programin "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike" duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
Përparësi do t’u jepet atyre që zotërojnë një diplomë universitare të lëshuar nga një universitet brenda ose jashtë vendit.
Të zotërojë gjuhën angleze dhe/ose frënge. Zotërimi në nivel të mirë
i këtyre gjuhëve kërkohet pasi disa lëndë do të zhvillohen në këto
gjuhë. Përbën avantazh zotërimi edhe i ndonjë gjuhe tjetër perëndimore.
Të shprehë qartë motivimin e pjesëmarrjes në Programin "Shkolla
Shqiptare e Studimeve Politike" dhe interesat politike dhe për zhvillim
karriere
Mosha e kandidatit duhet të jetë deri në 40 vjeç
Kandidati preferohet të jetë në një pozicion aktiv publik
Të jetë i rekomanduar nga dy persona të cilët i njohin aftësitë
akademike, profesionale, kërkimore dhe personale të kandidatit.
Dokumentacioni i pranimit:
Formular i plotësuar i kërkesës.
Fotokopje të diplomës.
Dy letra rekomandimi, secila e mbyllur në zarf dhe e firmosur nga rekomanduesi.
1 (një) fotografi me format pasaporte.
Personat e interesuar janë të lutur të shkarkojnë formularin e kërkesës
dhe të letrës së rekomandimit në linket që ndodhen në fund të këtij
njoftimi. Shkolla ka një tarifë regjistrimi prej 200 Euro (vetëm për të
përzgjedhurit). Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 17 Nëntor 2014, ora 14:00.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet pranë zyrave të Akademisë së Studimeve Politike:
Rruga "Donika Kastrioti", Nr. 3. Qendra Kotoni, Kati i katërt; Tel:
00355 4 2272173, 00355 4 4504788; E-mail: info@shkollapolitike.org ;
Internet: www.shkollapolitike.asp.al
Shkarko formatin e aplikimit dhe modelin e leter rekomandimit








