E Marte, 03 Dhjetor 2013
Akademia e Studimeve Politike nenshkroi sot Marreveshjen e Mirekuptimit me Akademine Diplomatike te Ministrise se Puneve te Jashtme. Kjo marreveshje bashkepunimi do te krijoje mundesi te reja ne fushen e trajnimeve per te dyja akademite, MPJ dhe Keshillin e Evropes.
Drejtori ekzekutiv i ASP, z.Erjon Tase, shprehu besimin se pervoja e krijuar me shtate gjeneratat e Shkolles se Studimeve Politike, do te ndihmoje Akademine e Ministrise se Jashtme nepermjet sugjerimit te alumneve dhe pjesemarresve te programit, por edhe lektoreve vendas dhe te huaj. Drejtoresha e Akademise diplomatike, znj. Anila Bitri, theksoi rendesine e bashkepunimit qe institucioni i drejtuar prej saj deshiron te fuqizoje me te te gjitha organizatat qe veprojne ne fushen e edukimit.
Kjo ceremoni i parapriu konferences se organizuar nga Akademia Diplomatike e MPJ me teme: "Anetaresimi i Shqiperise ne KiE - nga asistenca ne partneritet", ku ligjeroi ministri i Jashtem, Z, Ditmir Bushati, znj. Verena Taylor, Drejtore e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Programeve te Keshillit te Evropes si dhe personalitete te larta vendase dhe te huaja.