Kursi i trete "Shqiperia dhe Integrimi Europian"
E Hene, 29 Tetor 2007
Në datat 17-18 dhe 22 Nentor 2007, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike do të organizojë kursine saj të tretë të titulluar “Shqipëria dhe Integrimi Evropian”. Aktiviteti do të zhvillohet në Chateau Linza Resort.
Ky kurs do të fokusohet në historinë e Bashkimit Evropian dhe sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.
Objektivat e këtij kursi janë:
- Të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi themelet e Bashkimit Evropian
- Të shpjegojë mekanizmat e brëndshëm të politikës dhe ekonomisë së Bashkimit Evropian
- Të shpjegojë sfidat që ndesh Shqipëria në rrugën e integrimit Evropian
- Të japë njohuri mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe ndikimin e saj në realitetin Shqiptar
- Të zhvillojë një qasje krahasuese bazuar në eksperienca që vijnë nga shtetet anëtare të BE-së
- Të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi programet dhe politikat e BE-së në veçanti me fokus në rajonin e Ballkanit.