Te rejat e Fundit
Shkolla pjesë e Forumit Botëror për Demokraci 2025
Sesioni i 13-të i Forumit Botëror për Demokracinë u organizua pranë Këshillit të Evropës në 5-7 Nëntor 2025, duke mbledhur së bashku në Strasburg mbi 1200 pjesëmarrës nga 80 vende të botës për t'iu përgjigjur pyetjes "Demokracia në rrezik: si mund ta ringjallim atë?".
“Edhe unë votoj!” prezantohet në Forumin Botëror për Demokraci 2025
Programi “Edhe unë votoj!” u prezantua në Forumin Botëror për Demokraci 2025, si një nga projektet e Këshillit të Evropës për nxitjen e angazhimit të të rinjve në proceset zgjedhore. Iniciativa u paraqit nga drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, z. Erjon Tase, si pjesë e modeleve në nivel botëror që fuqizojnë të rinjtë për të forcuar institucionet demokratike.
Prezantohet analiza e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhjet e 11 majit 2025
Rreth 47 përqind e të rinjve votues për herë të parë e ushtruan këtë të drejtë në zgjedhjet për Kuvend të 11 majit 2025, duke shënuar një rritje të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Integrimi Evropian në fokus të kursit të dytë të Shkollës Politike
Kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Integrimi në Bashkimin Evropian në një rend botëror të trazuar" u zhvillua nga 20-22 qershori në Berat nën ekspertizën më të mire vendase dhe të huaj.
Fokus grup me aktorët qytetarë mbi standardet e zgjedhjeve të 11 majit
Gjetjet e zbatimit të standarteve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit nga Instituti i Studimeve Politike dhe Akademia e Studimeve Politike u diskutuan sot me një fokus grup me përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, gazetarë dhe student aactive
Vlerësohen deputetët më aktivë të Grupit të Gjelbër për vitin 2025
Grupi i Gjelbër i Kuvendit të Shqipërise zhvilloi sot një mbledhje me fokus prezantimin e raportit vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Transportit si dhe vlerësimin e deputetëve më aktivë për sesionin parlamentar 2024-2025.
Nxënësit e Kamzës diskutim mbi zgjedhjet e 11 majit
Nxënësit e shkollës së mesme "Sulejman Elezi" në Kamëz u bënë pjesë e forumit të hapur mbi zgjedhjet me ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP) dhe Akademisë së Studimeve Politike (ASP).
Zhvillohet kursi i parë i Shkollës mbi fushatat zgjedhore
Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike 2025 me temë "Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik" u zhvillua në datat 23-25 maj në Vlorë. Moduli i parë i kursit u fokusua në komunikimin politik dhe fushatat elektorale. Z. Neritan Sejamini, ekspert i qeverisjes dhe komunikimit, solli një analizë kritike mbi strategjitë e komunikimit të partive politike, si një faktor i rëndësishëm për fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve.
Manuali dhe posteri i programit të votuesve për here të pare - 2025
Ky manual është përgatitur në kuadër të "Edhe unë Votoj - Programi për edukimin e votuesve për herë të parë - 2025". Publikimi u drejtohet të gjithë të rinjve për t'i informuar për rëndësinë e pjesëmarrjes, procesin e votimit si dhe sanksionet në rast abuzimi me këtë të drejtë që ata kanë fituar.
Forum me nxënësit votues për herë të pare në Shkozë
Rëndësia e votës dhe e procesit zgjedhor, vlera e programeve politike dhe integritetit në zgjedhje ishin pjesë e diskutimit me të rinjtë votues për herë të parë në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Shkozë, Tiranë


















