Kursi i tretë i Shkollës Politike 2023 i fokusuar mbi lidershipin

E Diele, 29 Tetor 2023

Kursi i tretë kombëtar i Shkollës së Studimeve Politike 2023 u zhvillua në Berat, nën temën e lidershipit. Moduli i parë i kursit u fokusua në ideologjitë dhe përfaqësimin politik me ekspertin e shkencave politike Ermal Hasimja.

Moduli i dytë u organizua në formën e një trajnimi intensiv me znj. Katalin Pallai, eksperte e programit të “Akademisë së Lidershipit” të qendrës së ekspertizës së Këshillit të Evropës. Trajnimi zhvilloi një seri teknikash teorike bashkëkohore dhe ushtrime praktike përmes të cilave pjesëmarrësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese bazuar mbi integritetin, etikën dhe vlerat.

Tematika e lidershipit vijoi më tej në pjesën e dytë të këtij moduli me sesionin titulluar "Stilet e drejtimit dhe rritja e organizatës", nën drejtimin e z. Indrit Puteci, drejtor i "Value the Person Albania".