Kursi i dytė i Shkollės mbi Qeverisjen dhe Zhvillimin

E Diele, 04 Qershor 2023

Kursi i dytė kombėtar i Shkollės sė Studimeve Politike, nėn temėn "Qeverisja dhe zhvillimi i qėndrueshėm", u organizua nė datat 2-4 qershor 2023 nė Golem, Kavajė. Moduli mbi strategjitė dhe prioritete drejt zhvillimit tė qėndrueshėm u trajtua nga Oriana Arapi, drejtuese e Njėsise pėr Planifikimin Strategjik dhe Programet e Zhvillimit pranė Kėshillit tė Ministrave.
Eksperti Neritan Sejamini ofroi nė modulin e tij njė prezantim mbi marrėdhėniet e shtetit dhe tregut dhe pėrkthimin e ideologjive politike nė politikat publike.

Legjislacioni dhe praktikat mė tė mira ndėrkombėtare pėr sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive produkt i veprimtarisė kriminale, u trajtua nga Ylli Pjetėrnikaj, prokuror pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.

Fabian Zhilla, lektor i sė drejtės dhe kėshilltar ligjor i kreut tė SPAK, plotėsoi temėn nėpėrmjet prezantimit tė flukseve tė paligjshme financiare si njė faktor qė rrit ndikimin e krimit tė organizuar nė politikė. Mekanizmi i sinjalizimit dhe mbrojta e sinjalizuesve si njė praktikė kundėr korrupsionit nė administratė dhe biznes, ishte nė fokus tė modulit tė fundit tė kursit, nėn drejtimin e Arjan Dyrmishi, drejtor i Qendrės pėr Studimin e Demokracisė dhe Qeverisjes.

Ky kurs u bashkėfinancua nga Programi Global "Lufta kundėr flukseve tė paligjshme financiare", zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), mbėshtetur nga Ministria Federale Gjermane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Ministria e Punėve tė Jashtme Norvegjeze (MPJ).