Zhvillohet kursi i parė i Shkollės Politike 2023 mbi komunikimin politik

E Diele, 21 Maj 2023

Kursi i parė kombėtar i programit Shkolla e Studimeve Politike 2023 u zhvillua nė Vlorė nė datat 19-21 maj, nėn temėn "Komunikimi politik dhe fushatat zgjedhore". Moduli i parė i kursit trajtoi temen "Komunikimi politik dhe tė folurit publik", me znj. Edlira Gjoni, eksperte e komunikimit dhe marrėdhėnieve me publikun dhe drejtoreshė ekzekutive - Qendra pėr Ndikimin Publik. Dy tema tė tjera si "E folura nė publik" dhe "Teknikat e Debatit Publik" u prezantuan nė trajnim, duke u ofruar pjesėmarrėsve mundėsinė pėr t'u njohur dhe praktikuar teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.

Pjesėmarrėsit patėn mundėsi tė njihen gjithashtu me komunikimin politik dhe organizimin e njė fushatė zgjedhore nė trajnimin me ekspertin e komunikimit dhe anėtarin e bordit drejtues tė AMA, z. Gjergji Hamiti. Prezantimi i disa prej modeleve tė fushatave ndėrkombėtare dhe ato vendase u ofroi pjesėmarrėsve mundėsinė pėr t'u njohur dhe praktikuar teknikat mė bashkėkohore nė kėtė fushė.
 
Moduli i tretė i kursit u zhvillua nė formatin e njė diskutimi me z.Ervis Moēka, kryetarin e Kėshillit tė Qarkut Vlorė, duke prezantuar eksperiencėn e angazhimit politik dhe organizimit tė fushatės sė fundit pėr zgjedhjet vendore, me qėllim njohjen e modeleve mė tė mira tė pėrfaqėsimit politik dhe nxitjen e angazhimit politik dhe qytetar tė pjesėmarrėsve.