Drejtorėt e Shkollave nisin organizimin e Forumit Botėror pėr Demokraci 2017

E Shtune, 03 Qershor 2017

Takimi vjetor i drejtorėve tė 21 Shkollave Politike tė Kėshillit tė Evropės u zhvillua mė 1-2 qershor 2017 nė Ljubjanė, Slloveni mė qėllim koordinimin mė tė mirė mes shkollave si dhe zhvillimin strategjik tė kėtij rrjeti tė rėndėsishėm dhe unikal tė edukimit elitar dhe forcimit tė demokracisė nė vendet nė tranzicion. Mbledhjen e pėrshendeti kryetari i parlamentit slloven z. Milan Brglez, i cili vlerėsoi shkollat dhe garantoi vullnetin e vendit tė tij pėr tė mbėshtetur hapjen e njė shkolle tė re politike edhe nė Slloveni.

Drejtorėt diskutuan gjithashtu mbi organizimin e Forumit tė ardhshėm Botėror pėr Demokracinė nė Strazburg, tema e tė cilit do tė fokusohet tek populizmi si njė fenomen qė kėrkon pėrgjigjje nga shoqėritė evropiane.

Duke shfrytėzuar kėtė mbledhje, drejtorėt i drejtuan njė notė tė re proteste qeverisė tė Azerbajxhanit dhe organizmave tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, pėr lirimin nga dėnimi i padrejtė politik i z. Ilgar Mammadov, drejtorit tė Shkollės sė Studimeve Politike azere. Shoqata e shkollave politike, do tė vazhdojė tė pėrdorė tė gjithe influencėn e saj dhe format e protestės deri nė lirimin e kolegut tė tyre.