Integrimi evropian nė fokusin e kursit tė tretė tė Shkollės

E Hene, 08 Maj 2017

Kursi i tretė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike u zhvillua nė Durrės nga datat 5-7 Maj 2017. Tematika "Shqipėria dhe rruga e saj drejt integrimit evropian" u trajtua nga lektorė dhe ekspertė tė mirėnjohur vendas dhe te huaj.

Eksperti ndėrkombėtar i sigurisė, z. Alexis Vahlas, kėshilltari politik i komandės Franceze tė operacioneve tė pėrbashkėta (CPOIA), u ftua nė kėtė kurs me synim pėr tė trajtuar sfidat e reja me tė cilat po pėrballet BE: radikalizimi islamik, rritja e influencės ruse si dhe valėt e emigracionit. Diskutimi me pjesėmarrėsit krijoi njė vėshtrim mė tė qartė tė problematikave tė brendshme tė BE-sė si dhe masat e mundshme pėr tė pėrballuar kėto rreziqe tė reja, tė cilat kanė ndikim nė valėn e populizmit dhe mbylljes sė mėtejshme tė BE-sė. 

Ndėrkohė,  z. Gentian Elezi, drejtor i Institutit Agenda dhe ish-ministėr i Integrimit, prezantoi rrugėn e deritanishme tė Shqipėrisė drejt BE-sė dhe mekanizmin e para-aderimit, sė bashku me hapat e mėtejshėm pėr tė hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Ky modul prezantoi jo vetėm procesin teknik tė integrimit, duke theksuar nevojėn pėr njė administratė profesionale, por edhe analizoi angazhimin politik dhe disa rekomandime pėrkatėse pėr qasjen e nevojshme nė fazėn e pritshme tė hapjes sė negociatave.

Prezantimi i ekspertit tė zhvillimit rural, z. Ismail Beka, u fokusua tek nevoja pėr njė model tė ri zhvillimi tė bujqėsisė dhe sigurisė ushqimore pėr tė konkuruar prodhimet e vendeve tė tjera dhe ndihmuar nė njė ekonomi konkurruese me ekonomitė e vendeve tė tjera tė Bashkimit Evropian.

Ky kurs mbahet nė vigjilje tė javės sė Evropės, e cila festohet nė Shqipėri me njė sėrė aktivitetesh tė tjera promovuese dhe gjithėpėrfshirėse.