Njoftim pėr aplikantėt e rinj tė Shkollės

E Marte, 22 Nentor 2016

Thirrja pėr aplikime tė reja pėr pjesėmarrėsit e programit "Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike - 2017" ėshtė mbyllur prej datės 18 Nėntor. Duke falenderuar kandidatėt e shumtė qė kanė dorėzuar aplikimin e tyre, dėshirojmė t’i njoftojmė se procesi i seleksionimit pėr fazėn e intervistimit do tė kryhet nė ditėt nė vazhdim. Aplikantėt do tė njoftohen brenda dates 6 dhjetor 2016 pėr caktimin e datave tė intervistimit nė javėn e ardhshme.

Dėshirojmė t'iu rikujtojmė procedurėn e pėrzgjedhjes tė aplikantėve si mė poshtė vijon:

Faza e parė: Vlerėsimi i aplikimeve tė kandidatėve
Anėtarėt e Bordit tė “Akademisė sė  Studimeve Politike” shqyrtojnė aplikimet e kandidatėve. Kandidatė tė pėrshtatshėm do tė jenė ata qė kanė treguesit mė tė lartė sipas kritereve tė pranimit. Do tė njoftohen vetem kandidatėt e pėrzgjedhur pėr intervistė.

Faza e dytė: Intervistimi i kandidatėve
Kandidatėt e pėrzgjedhur si tė pėrshatshėm i nėnshtrohen njė testi me shkrim dhe njė interviste me anėtarė tė kėtij bordi, donatorėve dhe pėrfaqėsuesve tė rrjetit alumni. Intervista zhvillohet nė gjuhėn angleze. Komisioni i vlerėson kandidatėt nė bazė tė kritereve tė caktuara tė kėsaj faze.

Faza e tretė:  Pėrzgjedhja e kandidatėve fitues
Bazuar nė rezultatet e dy vlerėsimeve, komisioni i paraqet Bordit kandidatėt fitues. Fitues shpallen kandidatėt qė kanė fituar numrin mė tė madh tė pikėve nė rend zbritės deri nė plotėsimin e numrit tė parashikuar tė pjesėmarrėsve.

Faza e katėrt:  Komunikimi i vendimit
Nė kėtė fazė shkolla lajmėron me email secilin kandidat pėr pranimin ose mospranimin e tij/saj.