Kreu i Komisionit tė Venecias vlerėsim pėr Shkollat pėr krijimin e kulturės demokratike

E Shtune, 18 Qershor 2016

Takimi vjetor i drejtorėve tė 21 Shkollave Politike tė Kėshillit tė Evropės u zhvillua mė 15-16 qershor 2016 nė Strasburg. Ky event u organizua njėkohėsisht me tryezėn e dytė tė programit tė “Tryezave Qytetare”, i cili mbledh sė bashku 30 alumnė tė shkollave dhe tė rinj tė tjerė evropianė. Drejtorėt diskutuan mbi raportin e pėrgatitur nga alumnėt mbi problemet me tė cilat pėrballet sot Evropa. Ky raport iu dorėzua Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės, z. Thorbjorn Jagland, si njė kontribut i drejtėpėrdrejtė i alumnėve tė edukuar nė shkollat politike.

Mes folėsve tė ftuar nė programin e “Tryezave Qytetare” ishte dhe Gianni Buquicchio, presidenti i Komisionit tė Venecias. Prezantimi i tij solli nė vėmendje rolin e kėtij institucioni nė ekspertizėn e ofruar pėr ndryshimet kushtetuese nė shumė vende tė Kėshillit tė Evropės. Pyetjet e tė pranishmėve u fokusuan nė dy ēėshtjet mė tė prekshme ku Komisioni i Venecias ka ndėrhyrė sė fundi:  reforma e sistemit tė Drejtėsisė nė Shqipėri si dhe ndryshimet nė kushtetutėn polake nė lidhje me masat antiterrorizėm. Nė tė dyja kėto raste, z. Buquicchio nėnvizoi faktin se reformat e rėndėsishme kanė nevojė pėr kulturė demokratike dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, ai vlerėsoi rolin e shkollave tė studimeve politike si promotore tė edukimit tė shoqėrive demokratike dhe pėrmirėsimit tė klimės politike. “Ne do tė vazhdojmė tė ofrojmė ekspertizėn tonė sa herė qė tė na kėrkohet, pavarėsisht kritikave apo sulmeve qė mund tė na vijnė nga politikanėt”, theksoi kreu i Komisionit tė Venecias.

Pjesė e diksutimeve ishte dhe organizimi i Forumit tė ardhshėm Botėror pėr Demokracinė nė muajin nėntor nė Strasburg, tema kryesore e tė cilit do tė jetė edukimi dhe ku shkollat do tė kenė njė rol edhe mė tė madh nė prezantimet e ndryshme.