Pjesemarrėsit e shkolles prezantojne kerkimin mbi administraten vendore pas reformes territoriale

E Marte, 24 Maj 2016

Gjetjet e njė punimi studimor mbi “Sfidat e riorganizimit tė Administratės Vendore”, u prezantuan sot nė Tiranė nė njė tryeze tė rrumbullakėt me politikėbėrės, ekspertė si dhe punonjės sė administratės vendore. Debati i hapur i pjesėmarrėsve synoi analizimin e efiēencės sė reformės administrative-territoriale nė bashkitė e reja, duke trajtuar si shembull studimor bashkinė Fier. Ky punim u pėrgatit nė kuadėr tė inisiativave publike tė pjesėmarrėsve tė “Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike”.  

Aktiviteti u pėrshėndet nga z. Enea Hoti, kėshilltar i Ministrit pėr Ēėshtjet Vendore si dhe  z. Artan Shkėmbi, drejtor i pėrgjithshėm i Agjencisė sė Zbatimit tė Reformės Territoriale. Tė pranishmit vlerėsuan inisiativėn e pjesėmarrėsve tė Shkollės pėr tė studiuar kėtė temė mjaft tė rėndėsishme dhe theksuan se ėshtė e nevojshme qė shembujt pozitivė dhe problemet qė mund tė jenė shfaqur pas zbatimit tė reformės tė trajtohen me vėmendjen e duhur dhe me pėrfshirjen e tė gjithė aktorėve tė shoqėrisė.

Z. Shkėmbi u shpreh nė fjalėn e tij se reforma ka patur ndikimet e saj pozitive, por nevojitet ende shumė profesionalizėm dhe pėrgatitje nga drejtuesit e zgjedhur dhe stafet e bashkive pėr tė pėrballuar pėrgjegjėsitė e ngarkuara. “Kryetarėt e bashkive, nė shumė raste e kanė keqkuptuar reformėn. Shikojmė se bashkitė e reja kanė nisur qė prej muajit dhjetor 2015 tė krijojnė struktura apo stafe tė pajustifikuara pėr detyrat e tyre. Nė njėfarė mėnyre, mund ta quajmė edhe njė “shthurrje” tė strukturave vendore dhe ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh njė model tė njėjtė organizimi nga njė bashki tek tjetra. Agjensia jonė ka nisur analizimin e situatės dhe synon qė tė pėrcaktojė standartet pėrkatėse pėr organizimin e bashkive si dhe tė evidentojė modelet pozitive tė organizimit, tė cilat mund tė replikohen mė pas edhe nė bashki tė tjera”, u shpreh z. Shkėmbi.  

Z. Hoti, nėnvizoi nė fjalėn e tij se reforma ka sjellė uljen e kostove administrative dhe rritjen e efiēencės sė shėrbimeve, por duke qėnė nė njė fazė tranzitore, ka ende nevojė pėr pėrmirėsime tė mėtejshme. “Kemi nisur punėn pėr digjitalizimin e tė gjitha arkivave tė njėsive vendore, njė punė kolosale, pėr tė kuptuar mė mirė pėrllogariten deri nė 5 kilometra linearė dokumenta, tė cilat duhet tė jenė tė aksesueshme online. Falė kėsaj,  do tė jetė e mundur printimi apo aksesi online i tė gjithė dokumentacionit qė sot merret nga qytetarėt nė njėsitė administrative tė vendit. Kjo do tė krijojė sistemet ‘One-stop shop’ dhe do tė evitojė humbjen e kohės pėr qytetarėt apo ngarkesėn e stafit tė njėsive tė reja vendore”, u shpreh z. Hoti.  

Disa prej kėtyre rekomandimeve tė prezantuara nga kėrkuesja znj. Arlinda Hoti ishin:
•           Reforma territoriale jo domosdoshmėrisht do tė sjellė ulje tė kostove administrative dhe pėrmirėsim tė shėrbimeve. Realizimi i kėsaj hipoteze varet nga shumė faktorė por nė radhė tė parė nga mėnyra sesi do ti qasen kryetarėt e rinj tė bashkive riorganizimit administrativ.
•           Kryetarėt e bashkive do tė pėrballen me sfida tė shumėfishta dhe tė menjėhershme. Menaxhimi i tranzicionit duke bashkėpunuar dhe koordinuar me strukturat qeveritare do tė jetė kyē nė suksesin e kėtij mandati qeverisės.
•           Aplikimimi i qasjes sė re nė administrimin e bashkive (e-governance) ėshtė kusht i domosdshėm pėr arritjen e eficencės administrative dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve.
Prezantimi i gjetjeve tė para tė dokumentit si dhe bashkėpunimi i mėtejshėm me aktorėt e rėndėsishėm tė kėsaj tryeze do tė shėrbejnė pėr tė finalizuar mė tej punimin studimor. Ky dokument u prodhua si pjesė e inisiativave publike tė pjesėmarrėsve tė “Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike” dhe u mbėshtet nga Akademia e Studimeve Politike. Nėpėrmjet angazhimit nė kėto inisiativa, synohet qė objektivat e reformave tė rėndėsishme nė vend tė transmetohen tek publiku i gjerė dhe nė kėtė mėnyrė, tė sigurohet ndėrgjegjėsimi i duhur pėr rolin e gjithėsecilit prej aktorėve dhe vetė publikut nė zbatimin e kėtyre detyrimeve dhe standardeve.

Vlerėsim pėr grupin organizator tė punimit: Arlinda Hoti, Evis Shurdha, Blerina Ago, Dorina Puto dhe Mirjeta Gjongecaj.
   
Njė prezantim tė pėrmbledhur tė punimit mund ta shkarkoni kėtu